Njoftim nga Seanca e mbajtur e përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga Seanca e mbajtur e përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
R E N D D I T E
1. Diskutimi mbi Konkluzionin e Sektorit të veprave penale, për çështjen juridike: “Vallë në fazën e hetimit, me propozim për anulimin/zëvendësimin e masës së paraburgimit, merr vendim gjyqtari i procedurës paraprake ose varësisht nga stadiumi i procedurës, këshilli i cili është kompetent të vendos për vazhdimin e masës së paraburgimit”.
2. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Aleksandar Varella, avokat nga Shkupi.
3. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Mr. Kirill Petreski, avokat nga Prilepi.
4. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Shoqëria e avokatëve LLAZOVA BADEVA, përmes përfaqësuesve ligjor Nadica Badeva-Qortosheva dhe Dane Llazov, avokatë nga Shkupi.
5. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Risto Novakoski, avokat nga Ohri – Shoqëria e avokatëve Goxho, Kiçeec dhe Novakovski nga Ohri.
6.Mendimi për Orarin vjetor për punën e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025.
Në këtë seancë:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës nxori Konkluzion se nuk plotësohen kushtet e shënuara në Rregulloren e punës së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe lënda mbi Kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të kthehet për vendimmarrje në këshillin kompetent.
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës nxori Konkluzion me të cilin Iniciativa për miratimin e mendimit juridik parimor e parashtruar nga Aleksandar Varella, avokat nga Shkupi, nuk miratohet.
Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, nxori Konkluzion që të përpunohet referati.
Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, diskutimi u shty.
Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, diskutimi u shty.
Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, u morr Mendim nga Seanca e përgjithshme për Orarin vjetor për punën e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, në pajtim me nenin 39 paragrafi (4) dhe nenin 88 paragrafi (3) të Ligjit për gjykatat si dhe në pajtim me nenin 112 paragrafi (1) të Rregullores gjyqësore.