Kryetarja e Gjykatës Supreme me paraqitje përshëndetëse të 15 – vjetorit të Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme me paraqitje përshëndetëse të 15 – vjetorit të Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik
Njoftim për opinionin
|
2 Dhj 2021
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, më 01.12.2021, pati paraqitjen e saj në ngjarjen solemne me rastin e shënimit të 15 vjetorit nga ekzistimi i Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik Pavel Shatev.
Në paraqitjen e saj, kryetarja Ademi, theksoi rëndësinë e pavarësisë dhe profesionalizmin e gjykatësve dhe prokurorëve si element krucial në luftën me sukses të korrupsionit dhe krimit, përparimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut duke ofruar siguri në suaza të zbatimit të së drejtës.
„Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i jep mbështetje të gjithanshme Akademisë në të gjitha iniciativat në planin e realizimit të fillimit dhe vazhdimit të trajnimit, ngase qëllimet dhe funksionet e gjyqësisë nuk mund të realizohen pa gjykatës dhe prokurorë publik profesionalisht të përgatitur”, përfundoi kryetarja Ademi.