Fjalimi i kryetares së Gjykatës Supreme para gjeneratës së shtatë të përfunduar të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë publik
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Fjalimi i kryetares së Gjykatës Supreme para gjeneratës së shtatë të përfunduar të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë publik
Risi
|
31 Mar 2023
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, pati fjalim në ceremoninë solemne me rastin e ndarjes së certifikatave të gjeneratës së shtatë të përfunduar, të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë publik në Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik ”Pavel Shatev”.
“Nevoja për edukimin e kuadrove të gjyqtarëve dhe prokurorëve është veçanërisht e rëndësishme sot në procesin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në integrimin evropian. Orientimi evropian i sistemit të drejtësisë kërkon ndryshimin vetëdijes dhe kulturës juridike, aftësimin dhe edukimin e kuadrove të tyre që duhet të shprehin frymën e idesë së reformës së vërtetë të gjyqësorit. Sigurimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, të pavarur dhe profesional është element i rëndësishëm për zbatimin e paanshëm të ligjeve dhe kthimin e besimit te qytetarët”, theksoi Ademi në fjalimin e saj.