Kryetarja e Gjykatës Supreme morri pjesë dhe pati fjalim në Konferencën e VIII-të gjyqësore regjionale
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme morri pjesë dhe pati fjalim në Konferencën e VIII-të gjyqësore regjionale
„Të flasësh për parimet udhëheqëse mbi sundimin e të drejtës është një frymëzim për çdo gjyqtar që beson në integritetin si parim personal dhe që vepron me përkushtimin më të madh ndaj parimeve profesionale. Është sfidë e madhe kur karrierën tënde profesionale ia kushton parimeve të së drejtës dhe interesit të qytetarëve nga të cilat buron besimi i publikut, por edhe sovraniteti i shtetit dhe shoqërisë. Nuk mund të ketë besim, e të paktën besim publik, pa bindje personale në parimet e vlerave të drejtësisë. Vullneti për drejtësi nënkupton virtyt dhe sinqeritet.
Është diçka që mbartet në person, por edhe diçka që duhet të jetë nënshkrimi i çdo vendimi gjyqësor. Kur në këto parime besohet fortë, atëherë edhe betimi solemn ka kuptim, atëherë edhe parimet bëhen detyrime të shenjta dhe shtytëse të gjyqësorit si mbrojtës për të drejtat e njeriut dhe qytetarit”, theksoi kryetarja Ademi.
Kryetarja e Gjykatës Supreme shtoi se nuk ka mënyrë tjetër për të forcuar besimin e publikut, përveçse ajo duhet të ndërtohet mbi ndjenjën e përgjegjësisë dhe mbi atë që ne si gjyqtarë e vendosim si imperativ, që është realizimi i qëllimeve të drejtësisë dhe një gjykimi të drejtë.