Kryetarja e Gjykatës Supreme pati fjalim në Konferencën e gjyqtarëve për paanshmërinë dhe pavarësinë e gjyqësorit
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme pati fjalim në Konferencën e gjyqtarëve për paanshmërinë dhe pavarësinë e gjyqësorit
Risi
|
3 Pri 2023
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, pati fjalim në Konferencën e gjyqtarëve për paanshmërinë dhe pavarësinë e gjyqësorit, të organizuar me rastin e Ditës së jurisprudencës, nga Misioni i OSBE – së, në Shkup dhe nga Shoqata e gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
"Shënimi i Ditës së jurisprudencës paraqet një rast të jashtëzakonshëm për të theksuar rëndësinë e kësaj Dite, si një datë solemne që bashkon traditat e gjyqësorit dhe sfidat me të cilat përballet. Një gjyqësor i pavarur është një aspiratë historike, por edhe një sfidë për një gjyqësor bashkëkohor dhe efikas, që do të funksionojë në përputhje me parimin e ndarjes së pushteteve. Si gjyqtarë, ne duhet t’i kundërshtojmë të gjitha ndikimeve që kanë qëllim prishjen e pavarësisë. Kërcënimi i pavarësisë së gjyqësorit është kërcënim i vlerave themelore të shtetit. Me këtë vihet në pikëpyetje ekzistimi i shtetit juridik si kusht për ekzistimin e vlerave demokratike”, tha kryetarja Ademi në fjalimin e saj.