Përfaqësues nga Gjykata Supreme në mbledhjen e 17 – të, të Nënkomitetit për drejtësi, liri dhe siguri në Bruksel
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Përfaqësues nga Gjykata Supreme në mbledhjen e 17 – të, të Nënkomitetit për drejtësi, liri dhe siguri në Bruksel
Risi, Njoftim për opinionin
|
20 Mar 2023
Përfaqësues nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, morën pjesë në mbledhjen e 17 – të, të Nënkomitetit për drejtësi, liri dhe siguri, që u mbajt në Bruksel më 15 dhe 16 mars.
Lidhur me sferat nga Kapitulli 23 dhe aktivitetet e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në këtë mbledhje u theksuan angazhimet dhe aktivitetet e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për efikasitetin dhe transparencën e gjykatës më të lartë të shtetit, si dhe punën dhe risitë të Këshillit për Gjyqësor të Hapur si trup jashtëzakonisht i rëndësishëm për transparencën e gjyqësorit. Në këtë mbledhje po ashtu, u theksua edhe rëndësia e miratimit të qëndrimeve parimore për publikimin e vendimeve të pa plotfuqishme gjyqësore dhe për zbatimin e drejtpërdrejtë të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.