Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit të veprave civile
R E N D D I T E
1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 24.09.2024;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin gusht 2024;
3. Vazhdimi i diskutimit dhe përcaktimi i tekstit të mendimit juridik lidhur me çështjen juridike se a paraqet shkelje thelbësore e procedurës kontestuese nga neni 343 paragrafi (1) në lidhje me nenin 246 i Ligjit për procedurë kontestuese, në qoftë se gjykata cakton super ekspertizë në kushte kur nuk ka dy ekspertiza të kundërta;
4 Diskutimi mbi kërkesën e avokatit Cvetozar Risteski nga Struga, për miratimin e mendimit juridik për zbatimin e dispozitave për borxh-qira dhe për kompensimin e dëmit;
5. Diskutimi mbi kërkesën e Marjanço Veselinovski nga Dellçeva, për miratimin e mendimit juridik lidhur me Ligjin për eksproprijim në lidhje me çështjen se a janë objektet e Njësive të mëdha tregtare objekte me interes publik dhe në bazë të një plani urbanistik me të cilin është planifikuar ndërtimi i Njësive të mëdha tregtare a mund të humbet pronësia e tokës;
6. Shqyrtimi i parashtresës së Petro Janura, avokat nga Shkupi, për kërkim të informacionit;
7.Të ndryshme;
Në këtë seancë, Sektori i veprave civile:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi Procesverbalin nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 24.09.2024;
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, miratoi Raportin për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajin gusht 2024;
Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, miratoi mendim juridik lidhur me çështjen juridike;
Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, nxori konkluzion se kërkesa për miratimin e mendimit juridik nuk miratohet;
Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, diskutimi u shty për seancën e ardhshme;
Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, nxori konkluzion se përgjigje mbi kërkesën e informacionit duhet të kërkohet nga sporteli civil sipas Rregullores gjyqësore;