Gjykata Supreme miratoi Qëndrim parimor për publikimin e vendimeve të miratuara në web faqet e gjykatave
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Gjykata Supreme miratoi Qëndrim parimor për publikimin e vendimeve të miratuara në web faqet e gjykatave
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti Seancë të përgjithshme, në të cilën miratoi Qëndrim parimor për publikimin e vendimeve të miratuara në web faqet e gjykatave.
“Gjykatat, vendimet e miratuara (Aktgjykimet dhe Aktvendimet) që nuk janë të plotfuqishme dhe që kanë të bëjnë me lëndët me interes publik duhet t’i publikojnë në web faqen e gjykatës”, thuhet në Qëndrimin parimor.
Ky Qëndrim parimor, u propozua në Seancën e përgjithshme nga Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi.
“Arritja në vendimet gjyqësore është veçanërisht e rëndësishme për publikun gjyqësor, profesional, mediatik, dhe civil. Me këtë, përmes një zgjidhjeje konkrete të çështjes juridike, përmbushen qëllimet e transparencës, të sistemuara në Kushtetutë si akti më i lartë juridik në kuadrin normativ të ligjeve procedurale dhe sistematike, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, shpjegoi Kryetarja e Gjykatës Supreme.
Gjykata Supreme, Qëndrimin parimor е miratoi në bazë të nenit 37, paragrafi (1), nënpika 1 dhe 3 të Ligjit për gjykatat, sipas të cilave Seanca e përgjithshme miraton qëndrime parimore dhe shqyrton çështje lidhur me punën e gjykatave.
Gjithashtu, Seanca e përgjithshme nxori Konkluzion për parashtrimin e Iniciativës në Ministrinë e Drejtësisë për ndryshime të dispozitave të Ligjit për udhëheqjen me qarkullimin e lëndëve në gjykata.
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut