Kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, në vizitë të Gjykatës supreme të kasacionit në Republikën e Turqisë
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, në vizitë të Gjykatës supreme të kasacionit në Republikën e Turqisë
Gjatë vizitës është organizuar edhe “Simpoziumi ndërkombëtar për efikasitetin e Gjykatave më të Larta për ankesa” kushtuar sigurimit të barazisë dhe konsistencën e praktikës gjyqësore, transparencës, qasjes në drejtësi dhe administrimin strategjik me gjykatat, në të cilën kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi u paraqit me shtjellimin e saj në temë: Rëndësia е unifikimit të praktikës gjyqësore dhe transparenca në punën e gjykatave.”
Në kuadër të solemnitetit, kryetarja e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi realizoi takim bilateral me kryetarin e Gjykatës supreme të kasacionit të Turqisë, Mehmed Akarça, ku këmbyen praktika të mira dhe përvoja pozitive për punën e gjykatave më të larta, dhe u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet tyre.