Tryezë e rrumbullakët për qëndrimin parimor mbi ndotjen e ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Tryezë e rrumbullakët për qëndrimin parimor mbi ndotjen e ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor
Në Tryezën e rrumbullakët u theksua se me qëndrimin parimor të Gjykatës Supreme vendoset një bazë e fuqishme juridike për mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve për mjedis të shëndetshëm jetësor. Kjo nënkupton se shteti është i detyrueshëm të merr masa konkrete për mbrojtjen e mjedisit jetësor, dhe qytetarët të kenë mundësinë që të kërkojnë mbrojtjen kundër shtetit për ndotjen, nëse ka obligime të paplotësuara ligjore.
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, theksoi se vetëm përmes shtetit juridik dhe sundimit të së drejtës mund të mbrohen të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe të drejtën për mjedis të shëndetshëm jetësor dhe se qëndrimi parimor i Gjykatës Supreme i shpreh angazhimet e Gjykatës Supreme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në pajtim me standardet evropiane.
„Sipas Rregullores nacionale dhe ndërkombëtare, shteti është i detyruar që të sigurojë mjedis të shëndetshëm jetësor, ndër të cilat edhe të drejtën për ajër të pastër. E drejta për mjedis të shëndetshëm jetësor është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligjet, dhe në gjykatat mbrohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve”, tha Ademi.
Gjyqtari Xhemali Saiti theksoi se qëndrimi parimor i Gjykatës Supreme është porosi e fuqishme për të gjitha institucionet shtetërore për obligimet e tyre sa i përket mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe se duhet të respektohen përgjegjësitë ndaj qytetarëve.
„Në realizimin e të drejtës për mjedis të shëndetshëm jetësor zbatohen dispozitat e Ligjit për konteste administrative, të cilat sigurojnë mbrojtjen gjyqësore nga akte dhe veprime të paligjshme”, sqaroi Saiti në kontekst të Qëndrimit parimor të miratuar të Gjykatës Supreme.