Njoftim nga mbajtja e Seancës së gjyqtarëve
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga mbajtja e Seancës së gjyqtarëve
Seanca e gjyqtarëve, shqyrtoi Propozim – Pjesën narrative dhe Planin aksionar për Strategjinë zhvillimore 2023 – 2027 dhe nxori Konkluzion që të dërgohet Mendim mbi propozimin e dorëzuar drejtuar Grupit të punës pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrit të Drejtësisë.
Seanca e gjyqtarëve i mbështeti propozimet e Pjesës narrative dhe të Planit aksionar për Strategjinë zhvillimore 2023 – 2027 që janë për respektimin dhe përforcimin e rolit dhe pozitës së Gjykatës Supreme si gjykatë më e lartë në shtetin në përputhje me parimin kushtetues të ndarjes së pushtetit.
Në Seancën e gjyqtarëve, kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, njoftoi edhe për aktivitetet e ndërmarra lidhur me implementimin e standardeve dhe rregullave për sigurinë e mbrojtjes së informacioneve të klasifikuara, si dhe për Politikën e integritetit të nënshkruar të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu, me propozim të kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, Seanca e gjyqtarëve diskutoi për veprimin e përditësuar të lëndëve me profil të lartë dhe me interes publik, si një nga çështjet e rëndësishme për efikasitetin e gjyqësorit dhe besimin e publikut.
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut