Takim i parë zyrtar i Kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Ministrin e ri të Drejtësisë [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Takim i parë zyrtar i Kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Ministrin e ri të Drejtësisë

Njoftim për opinionin  |  20 Jan 2022
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi sot në hapësirat e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizoi takim të parin protokollar me Ministrin e ri të Drejtësisë Prof. Dr. Nikolla Tupançeski.

Në këtë takim, u bisedua për shumë çështje lidhur me funksionimin dhe punën e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe për situatat aktuale në gjyqësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë kuptim, u këmbyen mendime për sigurimin e pavarësisë dhe autonominë në funksionimin e pushtetit gjyqësor, për përforcimin e kapaciteteve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut si gjykatë më e lartë në piramidën e pushtetit gjyqësor, për pajisjen me kuadro më të mirë, përforcimin e statusit të përgjithshëm dhe material të gjyqtarëve dhe të shërbimit gjyqësor, për afirmimin e meritë – sistemit, për përmirësimin e perceptimit dhe kthimin e besimit të publikut në punën e gjykatave.

Në fund, Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministri i Drejtësisë shprehën përgatitje të përbashkët për bashkëpunim maksimal profesional në të ardhmen në kuadër të kompetencave ligjore, me qëllim për përmirësimin e situatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.  

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_