Takim punues i kryetarëve të Gjykatës Supreme, të Këshillit gjyqësor dhe të Shoqatës së gjyqtarëve
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takim punues i kryetarëve të Gjykatës Supreme, të Këshillit gjyqësor dhe të Shoqatës së gjyqtarëve
Evenimente, Risi
|
23 Dhj 2022
Në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me iniciativë të Kryetares së kësaj gjykate, Besa Ademi, u mbajt takim punues, në të cilin të pranishëm ishin Kryetarja e Gjykatës Supreme, Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva, dhe gjyqtari i Gjykatës Supreme dhe Kryetar i Shoqatës së gjyqtarëve, Xhemali Saiti. Në takimin punues i ftuar ishte edhe Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski.
Në këtë takim u diskutua për përparimin e gjendjes në gjyqësor, për statusin dhe pozitën e gjyqtarëve dhe për pavarësinë financiare të pushtetit gjyqësor.
Në kuadër të diskutimit u theksua se për çështjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me pavarësinë e gjyqësorit nevojitet bashkëpunimi i ndërsjellë ndërmjet faktorëve kryesor në sistemin gjyqësor dhe se vazhdimisht duhet të ketë bashkëpunim të këtillë.
Në këtë drejtim, takimi punues u mirëprit si shumë i dobishëm dhe se është në drejtim të angazhimeve të forta për një gjyqësor funksional, efikas dhe të pavarur.