Njoftim për aktgjykimin e miratuar të lëndës së njohur në publik si “Transportuesi”
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për aktgjykimin e miratuar të lëndës së njohur në publik si “Transportuesi”
Risi, Njoftim për opinionin
|
26 Qer 2023
Këshilli i veprave penale të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 26.06.2023, vendosi mbi kërkesat e parashtruara për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm të lëndës KVP-KOK2-6/23 të njohur në publik si “Transportuesi”.
Këshilli i veprave penale të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi Aktgjykim për lëndën KVP-KOK2-6/23, me të cilin kërkesat e të akuzuarve V.T. dhe S.B. për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm, të Gjykatës Themelore Penale Shkup KOK nr. 30/17 të datës 31.03.2020 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit Shkup KOKZH nr.70/20 të datës 08.04.2022, i refuzoi si të pabaza, ndërsa kërkesën e të akuzuarit GJ.T. për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm, të Gjykatës Themelore Penale KOK nr.30/17 të datës 31.03.2020 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit Shkup KOKZH nr.70/20 të datës 08.04.2022, e hodhi poshtë si të palejuar.