Kryetarja e Gjykatës Supreme me fjalim në ngjarjen publike kushtuar Partneritetit për Qeveri të Hapur
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme me fjalim në ngjarjen publike kushtuar Partneritetit për Qeveri të Hapur
Kryetarja Ademi, në fjalimin e saj tha se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është institucioni i parë në gjyqësorin që ka pranuar Iniciativën për Gjyqësor të Hapur, duke kuptuar nevojën për sigurimin e një ekuilibri midis tre autoriteteve me qëllim sigurimin dhe qasjen e informacioneve te qytetarët në arritjen e drejtësisë efikase dhe efektive.
Ademi, në fjalim theksoi bashkëpunimin intensiv me organizatat civile që janë pjesë e Këshillit për Gjyqësor të Hapur dhe me të cilat me angazhim të përbashkët janë realizuar aktivitetet e planifikuara.
Kryetarja e Gjykatës Supreme, theksoi inkurajimin e madh dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian për punën e Këshillit për Gjyqësor të Hapur. Ademi i vuri në dukje qëndrimet parimore të Gjykatës Supreme të cilat bazohen në angazhimet dhe qëllimet e Këshillit për Gjyqësor të Hapur dhe të cilat janë një kontribut i rëndësishëm në përparimin e transparencës.
“Gjyqësori i Hapur si një pjesë e partneritetit të hapur të qeverisë do të shërbejë si mekanizëm për përmirësimin e statusit të gjyqësorit të përcaktuar në Kushtetutë dhe ligje, në sigurimin e kushteve për respektimin e plotë të parimit të pavarësisë në të gjitha format, institucionale, funksionale dhe financiare dhe të paraqesë bazën për çiltërsinë e tërësishëm të gjykatave që është i rëndësishëm për rritjen e mendimit pozitiv të qytetarëve. Mbështetja të cilën si gjyqësor e japim në konceptin e Partneritetit për Qeveri të Hapur është me qëllim për sigurimin efikas dhe efektiv të drejtësisë, si dhe mekanizëm që do të kontribuojë në rritjen e çiltërsisë së gjykatave dhe besimin e qytetarëve në shërbim të të cilit është edhe vet gjyqësori”, theksoi Ademi.