Njoftim për miratimin e aktgjykimit për lëndën “Spiun”
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për miratimin e aktgjykimit për lëndën “Spiun”
Njoftim për opinionin
|
9 Shk 2023
Këshilli gjykues i Sektorit të veprave penale, në seancën e mbajtur më 08.02.2023, vendosi mbi kërkesat e parashtruara për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm për lëndën e njohur në publik si “Spiun”.
Këshilli gjykues i Sektorit të veprave penale, pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi aktgjykim me të cilin kërkesat për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm, të parashtruara nga i akuzuari M. N., personalisht dhe nëpërmjet mbrojtësve të tij, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup KOK.nr.107/13 të datës 06.10.2014 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit Shkup KOKZH.nr.97/21 të datës 22.03.2022, i refuzoi si të pabaza.