Takimi pune i kryetares së Gjykatës Supreme me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takimi pune i kryetares së Gjykatës Supreme me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës
Në takimin e sotëm, u diskutua për reformat aktuale në sektorin gjyqësor dhe rolin e kontributin e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të atij procesi që është me kuptim themelor për aspiratat euro integruese.
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, tha se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me Raportin e Komisionit Evropian do të vazhdojë me angazhimet dhe aktivitetet për përparimin e praktikës gjyqësore me fokus të veçantë për miratimin e qëndrimeve parimore dhe mendimeve parimore, veprimin efikas të lëndëve me interes publik, konsistencën e vendimeve dhe përparimin e transparencës si qëllim primar i Këshillit për Gjyqësor të Hapur.
Në takim, u theksua se me rëndësi themelore për reformat aktuale është implementimi praktik i dokumenteve strategjike, veprimi sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe bashkëpunimi ndërinstitucional si faktor i rëndësishëm për plotësimin e standardeve evropiane.