Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fakulteti juridik “Justiniani i parë” lidhën Memorandum për bashkëpunim [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fakulteti juridik “Justiniani i parë” lidhën Memorandum për bashkëpunim

News  |  Dec 23, 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi dhe dekani i Fakultetit juridik “Justijani i parë”, prof. Dr. Sasho Georgievski, sot në Gjykatën Supreme nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.

Me Memorandumin e lidhur avancohet bashkëpunimi i Gjykatës Supreme dhe Fakultetit juridik “Justijani i parë” përmes përfshirjes së gjyqtarëve në pjesën profesionale të mësimit, pjesëmarrjen e kuadrit mësimor të fakultetit mbi çështje në Seancën e përgjithshme, organizimin e konferencave, seminareve, punëtorive, tryezave të rrumbullakëta, përgatitjen e përbashkët të analizave, mendimet profesionale dhe shkencore dhe hulumtimet dhe këmbimet e informacioneve.  

Gjithashtu, bashkëpunimi do të avancohet në pjesën e përgatitjes dhe orientimit ndaj zgjedhjes së temave të mundshme për përgatitjen e tezave praktike dhe aplikative të magjistraturës dhe doktoraturës në tema të cilat janë relevante për zhvillimin dhe avancimin e sundimit të së drejtës dhe gjyqësorit, si dhe përmes mundësimit të punës praktikante dhe vullnetare në Gjykatën Supreme.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, theksoi se bashkëpunimi me Fakultetin juridik “Justinijani i parë” ka rëndësi të jashtëzakonshme, për të cilën flet edhe fakti që profesorët universitar japin kontribut të madh në punën e Seancës së përgjithshme, e cila është e hapur për publikun profesional dhe më gjerë.

Dekani i Fakulteti juridik “Justinijani i parë”, prof. Dr. Sasho Georgievski theksoi se edhe Fakulteti juridik edhe Gjykata Supreme kanë angazhimet e përbashkëta për sundimin e të drejtës dhe se duhet unitet në teori dhe praktikë, sidomos në aspektin e doktrinës juridike.

   


Decision search

Court
Case number
Date
_