Fjalimi përshëndetës i Kryetares të Gjykatës Supreme me rastin e hapjes të ndërtesës së re të Gjykatës Administrative
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Fjalimi përshëndetës i Kryetares të Gjykatës Supreme me rastin e hapjes të ndërtesës së re të Gjykatës Administrative
Kryetarja Ademi në fjalimin e saj, theksoi se organizimi dhe kompetenca e gjykatave, por edhe pajisja e tyre, gjithmonë është në korrelacion me sigurimin e kushteve për funksionimin e tyre.
“Rezultatet e investimit të realizuar janë para nesh, dhe pas nesh mbeten të gjitha vështirësitë, me të cilat është përballur Gjykata Administrative gjatë viteve të fundit. Me dhënien e hapësirës së re, të Gjykatës Administrative mundësohet që gjykimet të zhvillohen në mënyrë të denjë, përmes të cilave qytetarët do të realizojnë të drejtat dhe interesat e tyre ligjore, si dhe do të mundësohet funksionimi pa pengesë dhe zbatimi i Ligjit të ri për konteste administrative, që u garanton qytetarëve gjykim me seanca publike dhe vendime meritore në kontestet administrative. Gjyqësori administrativ është një pjesë e rëndësishme e sistemit tonë gjyqësor, sepse lirisht mund të themi se principet dhe postulatet e shtetit ligjor përmbushen në atë moment kur nga shteti do të realizohet kontrolli gjyqësor mbi ligjshmërinë e akteve të organeve të administratës”, theksoi Ademi.