Seanca e tretë e Këshillit për Gjyqësor të Hapur
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Seanca e tretë e Këshillit për Gjyqësor të Hapur
Events, News
|
Oct 19, 2022
Këshilli për Gjyqësor të Hapur, sot në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajti seancën e tretë.
Në fillim të seancës, u mirëpriten vlerësimet pozitive të Bashkimit Evropian për punën e Këshillit dhe angazhimet për përparimin e transparencës së gjyqësorit.
Kryetarja Besa Ademi, theksoi se vlerësimet e këtilla të Komisionit Evropian janë inkurajim i madh për punën e Këshillit dhe paraqet motiv plotësues për realizimin e qëllimeve të tij.
Në seancën e sotme u emëruan anëtarët e Sekretariatit të Këshillit për Gjyqësor të Hapur dhe u prezantua dinamika e re për realizimin e Planit aksionar për Gjyqësor të Hapur 2021 – 2023.