Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi takim pune me Drejtorin ekzekutiv të Institutit CEELI [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja e Gjykatës Supreme realizoi takim pune me Drejtorin ekzekutiv të Institutit CEELI

Risi  |  22 Nën 2024
Bashkëpunimi ndërmjet Institutit CEELI dhe Gjykatës Supreme në periudhën e ardhshme do të jetë intensive

  

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, realizoi takim pune me Drejtorin ekzekutiv të Institutit CEELI, Robert Strang. Në këtë takim, u potencuan angazhimet e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për përparimin e pavarësisë dhe transparencës së gjyqësorit dhe aktivitetet, të cilat i ndërmerr për përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar si një nga faktorët kyç për zbatimin e standardeve bashkëkohore në sistemet gjyqësore.

Kryetarja Ademi në emër të Gjykatës Supreme shprehu mirëqenien e Institutit CEELI, e cila nëpërmjet aktiviteteve të tij jep kontribut të jashtëzakonshëm për edukimin juridik, mbështetjen e institucioneve gjyqësore dhe mbajtjen e ngjarjeve ndërkombëtare kushtuar temave dhe çështjeve që kanë të bëjnë me sundimin e të drejtës, pavarësinë e gjyqësorit dhe implementimin e standardeve evropiane.

Drejtori ekzekutiv i Institutit CEELI i përshëndeti rezultatet e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në atë drejtim nënvizoi se bashkëpunimi ndërmjet Institutit CEELI dhe Gjykatës Supreme në periudhën e ardhshme do të jetë intensive dhe e thelluar në mënyrë që do të krijohen mundësi të shkëlqyeshme për këmbimin e eksperiencave dhe ideve.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_