Gjykata Supreme: Miratimi i ndryshimeve ligjore pa proces transparent është në kundërshtim me standardet evropiane
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Gjykata Supreme: Miratimi i ndryshimeve ligjore pa proces transparent është në kundërshtim me standardet evropiane
Në seancën e sotme, u theksua se përgatitja e ndryshimeve ligjore që kanë ndikim ndaj procedurave gjyqësore duhet të zbatohet me proces transparent nëpërmjet debatit publik dhe diskutimit profesional.
“Në Gjykatën Supreme nga Ministria e Drejtësisë nuk janë dorëzuar për mendim ndryshimet në fjalë të Kodit penal. Me këtë u pamundësua që Gjykata Supreme të japë mendimin për ndryshimet e miratuara ligjore që paraqesin çështje të interesit të lartë publik. Gjykata Supreme, konsideron se miratimi i ndryshimeve ligjore pa proces transparent nëpërmjet debatit publik dhe diskutimit profesional është në kundërshtim me angazhimet për reformat e legjislacionit në përputhshmëri me standardet evropiane. Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithmonë ka dhënë mbështetjen në vendimet ligjore që kontribuojnë për luftën efikase kundër korrupsionit dhe krimit dhe duke i nisur nga këto përpjekje edhe në të kaluarën nuk ka pasur vërejtje për lartësinë e dënimeve për veprat penale në fjalë, dhe as nuk ka propozuar zbutjen e tyre”, u përmbyll në seancën e sotme.