Njoftim [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim

News  |  Nov 6, 2023
Përgjigja me shkrim e Kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj ftesës së Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në lidhje me ftesën e dërguar më 03.11.2023 drejtuar Kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbajtjen e një takimi pune, dëshiroj të theksoj disa aspekte formale - juridike që duhet të merren parasysh.

Në fillim, si Kryetare e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksoj se Gjykata Supreme si gjykata më e lartë në vend, i jep mbështetje të plotë proceseve për përmirësimin e transparencës së gjyqësorit.

Zbatimi i parimeve të gjyqësorit të hapur dhe transparent, si dhe liria e mendimit dhe e informimit publik si të drejta të garantuara në Kushtetutë dhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, janë një garanci e fortë për sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit. 

Nisur nga këto angazhime, të theksuara në Deklaratën për Gjyqësor të Hapur, dhe në kuadër të ftesës Suaj për një takim pune në të cilën do të shtjelloheshin artikujt e publikuar në media, theksoj se artikujt për situatën në gjyqësor, përfshirë artikujt për potencialin apo ndikimet e pranishme, duhet të vlerësohen si një kontribut thelbësor për pavarësinë e gjyqësorit.   

Në fakt, ky është një nga qëllimet e angazhimit për drejtësi të hapur, por edhe i përpjekjeve për të mbrojtur pavarësinë dhe reputacionin e gjyqësorit dhe për të forcuar besimin e qytetarëve ndaj autoritetit gjyqësor. 

Në këtë kuptim, dëshiroj të theksoj se në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane për çështjet me interes të lartë publik, gjyqësori i hapur ka një rol preventiv në parandalimin e tentativave për ndikime politike apo ndikime tjera.  

Është gjithashtu e një rëndësie të veçantë të theksohet se ndikimet dhe presionet politike në gjyqësor nuk diskutohen vetëm në artikujt e mediumeve, por edhe në raportet përkatëse ndërkombëtare, të cilat vlerësojnë situatën në gjyqësor. 

Konstatimet në raportet janë të vazhdueshme dhe jashtëzakonisht serioze.

Komisioni Evropian në raportin e fundit theksoi se është rëndësishme të sigurohet që gjyqësori të mbrohet nga çdo rrezik i papërshtatshëm të ndërhyrjes nga jashtë.

Presionet dhe ndikimet politike theksohen edhe në raportin e PRIBE.

Departamenti i Shtetit vuri në dukje se rastet e presionit të padrejtë politik ndaj gjyqtarëve vazhduan të pengojnë efikasitetin dhe të ndikojnë në besimin e publikut në sundimin e të drejtës. 

Anketa e fundit e OSBE-së thekson gjithashtu se vet gjyqtarët tregojnë praninë e presionit dhe ndikimit të padrejtë. Shqetësues ishte edhe konstatimi i mosbesimit ndaj Këshillit gjyqësor, të cilit duhet në të ardhmen t’i kushtohet me shumë vëmendje. 

Presionet dhe ndikimet politike si fenomen janë vërejtur edhe nga organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë punën e gjyqësorit. 

Përmes artikujve, deklaratave apo intervistave të mediumeve, gjyqtarët përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë vënë në dukje ekzistimin e presioneve apo presioneve politike nga autoritetet tjera. 

Edhe anëtarët e Këshillit gjyqësor, si dhe ish-kryetarët e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, vunë në dukje presionin përmes deklaratave dhe ngjarjeve specifike. Me gjithë indikacionet e tilla, opinioni nuk morri përgjigje nëse Këshilli gjyqësor ka ndërmarrë veprimet e duhura, duke sqaruar se për çfarë lloj presionesh bëhet fjalë.

Dispozitat ligjore të cilave ju i referoheni në ftesën drejtuar Kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe pse të cituara gabimisht në të dy versionet, ishin ende në fuqi atëherë. Supozoj se edhe atëherë ka qenë nevoja që urgjentisht dhe pa vonesë të shqyrtohet çështja e presioneve dhe ndikimeve në organin e drejtësisë që garanton pavarësinë e gjyqësorit.

Njëkohësisht, sa i përket strukturës dhe qëllimit të ftesës, duhet theksuar se dërgimi i ftesave dhe organizimi i takimeve të punës për shkrime dhe intervista gazetareske nuk është as i duhur dhe as në ato nuk çojnë kompetencat e Këshillit gjyqësor. 

Nga këtu, kjo qasje nuk është në drejtim të plotësimit të qëllimeve ligjore për mbrojtjen e gjyqësorit, si parim themelor, i përcaktuar edhe në mendimin e Këshillit konsultativ të gjyqtarëve evropian edhe në dokumentet ndërkombëtare për gjyqësor të pavarur. 

Duhet pasur parasysh se puna e Gjykatës Supreme është vlerësuar pozitivisht në raportet ndërkombëtare dhe veçanërisht është shpjeguar në Raportin e Bashkimit Evropian. Miratimi i Qëndrimit parimor për publikimin e vendimeve që nuk janë të plotfuqishme si kontribut i madh për transparencën dhe dukshmërinë e drejtësisë në pajtim me standardet dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, u theksua edhe në Raportin e Departamentit të Shtetit. Për këto arsye, Gjykata Supreme ka mbështetjen dhe inkurajim në realizimin e angazhimeve të saj dhe pavarësia është një prej tyre.  

Dua të theksoj se ndikimet politike në gjyqësor, si fenomen aktual dhe çështje e rëndësishme shoqërore, kërkojnë një debat më të gjerë publik, sepse është një problem që prek shtetin dhe qytetarët, si rrjedhim edhe autoritetet dhe palët tjera të interesit. 

Qëndrimin tim për mosrespektimin e parimit kushtetues e shpreha edhe gjatë përgatitjes së Strategjisë së re për reformat në sektorin e drejtësisë. Kjo është baza e të gjitha propozimeve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përmirësimin e ligjeve. Qëllimi është të minimizohen dhe eliminohen të gjitha përpjekjet për presione të jashtme.   

Për mua si Kryetare e  Gjykatës Supreme, si gjykata më lartë e vendit që është bartëse e pushtetit gjyqësor, dhe në pajtim me nenin 3 të Ligjit për gjykatat është më e rëndësishmja, veçanërisht në këtë periudhë vendimtare për Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të arritur dhe mbrojtur qëllimet dhe funksionet e pushtetit gjyqësor, që është zbatimi i paanshëm i drejtësisë dhe sundimit të së drejtës.

Jam e bindur se këtë javë dhe në periudhën e ardhshme, menjëherë pas marrjes së raporteve të Bashkimit Evropian dhe të Komisionit Vlerësues për punën e Këshillit gjyqësor, do të hapen pyetjet thelbësore për problemet në gjyqësor, por do të jepet edhe një udhërrëfyes i qartë për hapat që duhet të ndërmerren më tutje. 

Konstatimet e dy raporteve, duke përfshirë edhe çështjen e presioneve dhe ndikimet politike së shpejti do të jenë rast për një shkëmbim mendimesh dhe për hapjen e një diskutimi të ri në kuadër të ngjarjeve dhe takimeve të punës që do të japin kontribut të mëtejshëm në sundimin e të drejtës. 

Ju njoftoj se sot, në këtë periudhë  para raportuese, veç më kam planifikuar një aktivitet me Koalicionin “Së bashku për një gjykim të drejtë”, ku do të nënshkruhet një Memorandum për bashkëpunim, ku do të theksohet rëndësia e pavarësisë së gjyqësorit dhe rezistencës ndaj ndikimeve dhe presioneve politike. 

 

 

KRYETARE E GJYKATËS SUPREME TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

                                                                                              Besa Ademi

   


Decision search

Court
Case number
Date
_