Kryetarja Ademi realizoi takim pune me gjyqtarin e Gjykatës Supreme të Republikës së Bullgarisë, Kalin Kalpakçiev [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetarja Ademi realizoi takim pune me gjyqtarin e Gjykatës Supreme të Republikës së Bullgarisë, Kalin Kalpakçiev

Risi  |  22 Nën 2024
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, realizoi takim pune me gjyqtarin e Gjykatës Supreme të Republikës së Bullgarisë, Kalin Kalpakçiev.

Në takimin e punës u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit regjional mbi çështjet që kanë të bëjnë me pavarësinë e gjyqësorit dhe sundimin e të drejtës, me një fokus të veçantë për domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Bullgarisë.

Kryetarja Ademi, theksoi se për Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut bashkëpunimi i planit regjional dhe ndërkombëtar ka rëndësi esenciale dhe se gjykata më e lartë në shtet merr aktivitete të shumta të cilat bazohen në angazhimet dhe perspektivat evropiane, sidomos në aspektin e zbatimit të standardeve evropiane.

Gjyqtari Kalpakçiev theksoi se puna pozitive e Gjykatës Supreme është e dukshme dhe se për sistemet gjyqësore dhe për qytetarët në të dyja vendet me rëndësi të madhe do të jetë avancimi i bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Bullgarisë.

Në takimin e punës erdhën në përfundim se në periudhën e ardhshme që të dy gjykatat do të marrin aktivitete konkrete për bashkëpunim intensiv të ndërsjellë si një kontribut i rëndësishëm për sistemet gjyqësore dhe në interes për sundimin e të drejtës dhe interesave të qytetarëve.

 

 

 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_