Përfaqësues të Gjykatës Supreme morën pjesë në Forumin rajonal për sundimin e ligjit në Tiranë [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Përfaqësues të Gjykatës Supreme morën pjesë në Forumin rajonal për sundimin e ligjit në Tiranë

Evenimente, Risi  |  29 Nën 2022
Përfaqësues nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut morën pjesë në Forumin rajonal për sundimin e ligjit në Evropën Juglindore, që në organizim të Qendrës AIRE u mbajt në Tiranë, Republika e Shqipërisë.

  

 

Temë e Forumit ku morën pjesë gjyqtarja Mirjana Llazarova Trajkovska dhe gjyqtari Afrim Fidani nga Gjykata Supreme, iu përkushtua çështjes për të drejtat e njeriut në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për rolin e gjyqësorit në përputhje me Konventën Evropiane.

Në këtë drejtim, në Forum u diskutua për demokracinë përfshirëse dhe për sundimin e ligjit në kohë krize, për kontrollin gjyqësor të masave të jashtëzakonshme dhe për përmirësimet e gjyqësorit në të ardhmen lidhur me zbatimin e Konventës.

Në Forum, u theksua rëndësia e implementimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në nivel vendor, motivimi i bashkëpunimit rajonal si kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e sundimit të ligjit dhe dhënien e mbështetjes në procesin e integrimit të rajonit në BE.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_