Gjykata Supreme miratoi Qëndrim parimor mbi akreditimet për mediumet
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Gjykata Supreme miratoi Qëndrim parimor mbi akreditimet për mediumet
Me Qëndrimin parimor të miratuar zgjidhet çështja për praktikën e ndryshme gjyqësore për lejet e dhëna për incizim ose fotografim të një lënde konkrete, dhe në lidhje me zbatimin e nenit 360 të Ligjit për procedurë penale dhe nenit 105 të Rregullores gjyqësore.
“Leja e dhënë nga Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për incizim ose fotografim të një lënde konkrete është me vlefshmëri nga dita e lejes së dhënë deri në përfundimin e diskutimit mbi lëndën”, qëndron në Qëndrimin parimor.
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, e cila e përgatiti dhe propozoi Qëndrimin parimor, theksoi se me Qëndrimin parimor do të inkorporohet principi i sigurisë juridike dhe principi i transparencës, dhe me qëllim që të sigurohet zbatimi konsekuent i dispozitave ligjore, por edhe lehtësimi në punën e mediumeve.
Miratimi i Qëndrimit parimor rezulton nga bashkëpunimi intensiv dhe komunikimet e Gjykatës Supreme me Këshillin e mediumeve gjyqësore në kuadër të së cilit u detektuan problemet që rezultojnë nga ekzistimi i praktikës së ndryshme gjyqësore dhe që e vështirësojnë punën e mediumeve.
Qëndrimi parimor është formuar edhe me angazhimet e Këshillit për Gjyqësor të Hapur qëllimi i të cilës është zbatimi konsekuent i parimit të publikut si një nga faktorët kryesor për sundimin e të drejtës.