Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga seanca e mbajtur e Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm
R E N D I I D I T Ë S
1. Miratimi i Propozim – Procesverbalit nga seanca e Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm, të mbajtur më 15.02.2023.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raporteve për qarkullimin e lëndëve në Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm për muajt janar dhe shkurt 2023.
3. Nxjerrja e Konkluzionit, që ka të bëjë me punën e Këshillit të ankesave të shkallës së dytë – Referati i lëndës PSRRZH.nr.161/2022.
4. Nxjerrja e Konkluzionit që ka të bëjë me punën e Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm – Referati i lëndës PSRRZH.nr.144/2022.
5. Të ndryshme.
Në këtë seancë:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, u miratua Procesverbali nga seanca e Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm, të mbajtur më 15.02.2023;
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, u shqyrtuan dhe u miratuan Raportet për qarkullimin e lëndëve në Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm për muajt janar dhe shkurt 2023;
Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, me diskutimin që u hap mbi prezantimin e referatit të lëndës PSRRZH.nr.161/2022, u nxor Konkluzion me interes për punën e këshillave në Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm.
Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, me diskutimin që u hap mbi prezantimin e referatit të lëndës PSRRZH.nr.144/2022, u nxor Konkluzion me interes për punën e këshillave në Sektorin për gjykim në afat të arsyeshëm.
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Sektori për gjykim në afat të arsyeshëm