Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, realizoi vizitë pune në Gjykatën e Apelit Shtip
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi, realizoi vizitë pune në Gjykatën e Apelit Shtip
Në kuadër të kësaj vizite pune, u diskutua çështja e kompetencës së Gjykatave të apelit që të realizojnë vizita në gjykatat themelore nga rajoni i apelit të tyre në përputhje me Rregulloren gjyqësore dhe procedimin e Gjykatës së Apelit Shtip në përputhje me këtë kompetencë.
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e potencoi rëndësinë dhe obligimin e realizimit të kësaj kompetence, ngase paraqet mundësinë për shqyrtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me problemet aktuale me të cilat përballet gjykata e vizituar, si dhe për çështje që janë me rëndësi për punën e asaj gjykate.
Gjithashtu, gjatë vizitës së punës u shqyrtuan dhe u diskutuan çështje për përparimin e transparencës së gjyqësorit, për përforcimin e statusit dhe pozitës së gjyqtarëve dhe për pavarësinë financiare të sistemit gjyqësor.