Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi vizitë pune në Gjykatën e Apelit Shkup
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi vizitë pune në Gjykatën e Apelit Shkup
Në kuadër të vizitës, u diskutua çështja për realizimin e vizitave punuese nga Gjykata e Apelit Shkup në gjykatat më të ulëta, në përputhje me nenin 24 paragrafi (4) nga Rregullorja gjyqësore, sidomos nëse gjatë vizitave në të cilat shqyrtohen çështjet e rëndësishme të punës së gjykatës konkrete i kushtohet kujdes dinamikës së vendimmarrjes së lëndëve që janë me interes publik.
Në këtë drejtim, Kryetarja e Gjykatës Supreme, theksoi se vizita punuese duhet të vlerësohet përmes prizmit të kujdesit të Gjykatës Supreme si Gjykatë më e lartë në lidhje me dinamikën e nevojshme për vendimmarrjen e lëndëve, që janë me interes të veçantë për publikun.
Njëkohësisht, u theksua se është e nevojshme që kryetarët e gjykatave në kohë t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e mundshme dhe masat për vendimmarrjen e lëndëve penale sidomos të lëndëve që kanë mbetur të pa kryera, me qëllim për parandalimin e shkaktimit të parashkrimit të ndjekjes penale.
Po ashtu, në takim u diskutua edhe për rekomandimet e përfshira në Raportin e Komisionit Evropian, angazhimet për përparimin e përhershëm të vendimeve gjyqësore, statusin e gjyqtarëve dhe për domosdoshmërinë e përparimit të transparencës në kuadër të aktiviteteve dhe angazhimeve të Këshillit për gjyqësor të hapur.