Konferencë ndërkombëtare në Gjykatën Supreme për pavarësinë e gjyqësorit, besimin e publikut dhe zbatimin e standardeve evropiane [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Konferencë ndërkombëtare në Gjykatën Supreme për pavarësinë e gjyqësorit, besimin e publikut dhe zbatimin e standardeve evropiane

News  |  Nov 22, 2024
Në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt Konferencë dyditore gjyqësore ndërkombëtare kushtuar pavarësisë së gjyqësorit.

Përforcimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe besimi i publikut në gjyqësor luajnë një rol kyç për integrimin në Bashkimin Evropian, u tha në Konferencën e mbështetur nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe organizuar nga Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publik në bashkëpunim me Institutin CEELI dhe projektin “Mbështetja e BE-së për sundimin e të drejtës në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Në këtë ngjarje të pranishëm ishin gjyqtarë, prokurorë publik, ekspertë, profesorë universitar dhe profesionistë të tjerë juridik nga Republika e Maqedonisë së Veriut, nga vendete Bashkimit Evropian dhe nga SHBA-të.

Në konferencë u diskutuan sfidat për aftësinë e gjyqësorit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të plotësuar standardet e BE-së dhe për të ndërtuar besimin e publikut duke u fokusuar në përgjegjësinë përmes masave disiplinore, etikës, proceseve të inspektimit dhe sigurimit të pavarësisë së gjyqësorit.

Gjyqësori, qëndrimet e tij duhet t’i shpreh publikisht dhe fuqishëm nëpërmjet aktivizimit të përhershëm, u theksua në ngjarjen e rëndësishme. Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, theksoi se gjyqësori nuk guxon të distancohet nga qëndrimet dhe angazhimet e saj por duhet që vazhdimisht t’i tregojë ato publikisht, zëshëm dhe fuqishëm.

Pushteti gjyqësor duhet të jetë unik, dhe jo i ndarë, ngase me ndarjen nga çfarëdo lloj motivimi nuk mund të realizohet pozita e tij kushtetuese. Është e një rëndësie vendimtare që të sigurohet pavarësia e plotë nga të gjitha aspektet, theksoi kryetarja Ademi, e cila u bëri thirrje ekspertëve gjyqësorë për unitet dhe solidaritet në emër të parimeve të pavarësisë dhe sundimit të së drejtës, por edhe në emër të qytetarëve, të drejtat dhe liritë e njeriut dhe mbrojtjen e interesit publik.

 

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_