Njoftim për mbajtjen e Seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim për mbajtjen e Seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Press realeses  |  Oct 5, 2022
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbajë Seancë të përgjithshme më 12.10.2022 (e mërkurë), me fillim në orën 13,00, me këtë propozim:

 

R E N D   D I T E

 

 

1. Ndryshimi i vendimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit për vendimmarrjen e ankesës të deklaruar kundër Aktvendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2. Dhënia e mendimit për Propozim – Ligjin për menaxhimin me pronën e konfiskuar, me përfitimin pronësor dhe me sendet e konfiskuara në procedurën penale dhe kundërvajtëse, dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë. 

3. Diskutimi për Iniciativën për miratim të qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Gjoko Gazhoski, avokat nga Shkupi. 

4. Dhënia e mendimit mbi Raportin për implementimin e Strategjisë për reforma në Sektorin e gjyqësorit 2017 – 2022 dhe Planit aksionar, të dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë.

5. Diskutimi për Konkluzionin e Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm, në lidhje me përjashtimin e gjyqtarëve në procedurë për gjykim në afat të arsyeshëm.

6. Diskutim për çështjen juridike:

„Nëse afati prej 30 ditësh për parashtrimin e ngritjes së procedurës për kundërvajtje sipas nenit 83 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr.96 të datës 17.05.2019) është afat përfundimtar dhe si pasojë ka hedhjen poshtë të kërkesës pas skadimit të atij afati ose ai afat është vetëm instruktiv dhe i dedikohet parashtruesit që më shpejt, më me përditësim dhe në afat të arsyeshëm t’i parashtrojë kërkesat për kundërvajtje drejtuar organeve kompetente”, (anuluar nga 16.06.2022 dhe nga 13.09.2022).  

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_