Njoftim për mbajtjen e Seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për mbajtjen e Seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
R E N D D I T E
1. Ndryshimi i vendimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit për vendimmarrjen e ankesës të deklaruar kundër Aktvendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
2. Dhënia e mendimit për Propozim – Ligjin për menaxhimin me pronën e konfiskuar, me përfitimin pronësor dhe me sendet e konfiskuara në procedurën penale dhe kundërvajtëse, dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë.
3. Diskutimi për Iniciativën për miratim të qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Gjoko Gazhoski, avokat nga Shkupi.
4. Dhënia e mendimit mbi Raportin për implementimin e Strategjisë për reforma në Sektorin e gjyqësorit 2017 – 2022 dhe Planit aksionar, të dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë.
5. Diskutimi për Konkluzionin e Sektorit për gjykim në afat të arsyeshëm, në lidhje me përjashtimin e gjyqtarëve në procedurë për gjykim në afat të arsyeshëm.
6. Diskutim për çështjen juridike:
„Nëse afati prej 30 ditësh për parashtrimin e ngritjes së procedurës për kundërvajtje sipas nenit 83 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr.96 të datës 17.05.2019) është afat përfundimtar dhe si pasojë ka hedhjen poshtë të kërkesës pas skadimit të atij afati ose ai afat është vetëm instruktiv dhe i dedikohet parashtruesit që më shpejt, më me përditësim dhe në afat të arsyeshëm t’i parashtrojë kërkesat për kundërvajtje drejtuar organeve kompetente”, (anuluar nga 16.06.2022 dhe nga 13.09.2022).