Takimi i parë zyrtar i kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takimi i parë zyrtar i kryetares së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës
Kryetarja e Gjykatës Supreme e njoftoi ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës me pozitën, strukturën dhe funksionimin e Gjykatës Supreme si gjykatë më e lartë në vend, që në pajtim me kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore siguron barazinë në zbatimin e ligjeve nga ana e gjykatave.
Në këtë takim, u potencuan roli dhe angazhimet e Gjykatës Supreme në përparimin e praktikës gjyqësore, veçanërisht nga aspekti i zbatimit të standardeve dhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Duke folur për rolin e Gjykatës Supreme të Spanjës, ambasadori Hoze Luis Lozano Garsija, theksoi se Gjykata Supreme e Spanjës si dhe Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë kompetencë për unifikimin e praktikës gjyqësore që paraqet bazë të shkëlqyer për rritjen e bashkëpunimit dhe këmbimin e eksperiencave ndërmjet dy gjykatave më të larta.
Po ashtu, në këtë takim u theksua se krahas bashkëpunimit të ndërsjellë institucional dhe bashkëpunimit me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sfidë e madhe për Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në të ardhmen do të jetë edhe bashkëpunimi me Gjykatën për Drejtësinë e Bashkimit Evropian në Luksemburg.
Në këtë drejtim, nga ambasadori i Mbretërisë së Spanjës u theksuan angazhimet e fuqishme të qeverisë spanjolle dhe të Gjykatës më të lartë në Spanjë në mbështetjen e procesit për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.