Gjyqtarеt
ActionsGjyqtarеt
Kryetari
CV e Kryetarit
Gjyqtar Besa Ademi
Arsim:
E lindur më 23.1.1964 në Shkup. Jeton në Shkup. I përket kombësisë shqiptare. Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup 1990. Provimin e jurisprudencës e ka dhënë më 08.4.1993.
Përvoja e punës:
Më 15.12.1990 ka filluar të punojë si stazhiere – vullnetare në Gjykatën e Qarkut të atëhershëm Shkup, më 08.2.1994 ka qenë bashkëpunëtore profesionale në të njëjtën gjykatë. Në periudhën nga 09.12.1999 deri më 14.6.2004 ka punuar si zëvendëse e Prokurorit publik të RM në Prokurorinë publike të RM. Më 15.6.2004 me vendim për zgjedhje 07-2592/1 (G. zyrtare e RM nr.38/04 nga 17.6.2004) zgjidhet gjyqtare në Gjykatën e apelit Shkup, ku punon sipas lëndëve në sektorin civil. Më 07.7.2009 zgjidhet gjyqtare e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë. Ka njohuri solide të gjuhës angleze. Ka përvojë të punës me kompjuterë në Word. Është anëtare e komisionit për provimin e jurisprudencës.
Më 12.02.2021 me vendim me nr.09 – 309/1 nga ana e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur për Kryetare e Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Më 12.03.2021 Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dha deklaratë solemne para Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjyqtarët
Gjyqtar Mirjana Radevska Stefkova
Gjyqtar Mirjana Radevska Stefkova
Arsim:
E lindur më 23.8.1960 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Shkup. Arsimin e lartë në Fakultetin juridik, drejtimin e jurisprudencës, nga 1978 deri më 1983 në Universitetin “Qirili dhe Metodi” Shkup.
Përvoja e punës:
Pas diplomimit në Fakultetin juridik në Shkup, nga 1983 punësohet në Gjykatën ekonomike të Qarkut në Shkup, si stazhier. Pas kalimit të provimit të jurisprudencës më 1984 caktohet sipas orarit në vendin e punës – bashkëpunëtore profesionale në të njëjtën gjykatë. Nga 1 korriku 1996 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup II Shkup, e caktuar sipas orarit në Sektorin e kontesteve tregtare. Në maj 2009, përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.
Publikime dhe aktivitete:
Pjesmarrëse në seminare : - seminar për pronë intelektuale, të organizuar nga IDLO-International Development Law Organization, të mbajtur në Shkup 2007, - seminar për të drejtën tregtare, organizuar nga Akademia për trajnim të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik në bashkëpunim me projektin CARDS 2004. Më 2007 – seminar për bashkëpunim gjyqësor në Unionin Evropian materie juridiko-tregtare dhe civile në Bruksel. Më 2008 organizuar nga Komisioni evropian - drejtoria gjenerale për zgjerimin. - seminar për të drejtën konkurrente, organizuar nga OECD – Qendra rajonale për konkurrencë në Hungari, të mbajtur në Budapest më 2008. Gjuhë të huaja : gjuhë frënge dhe gjuhë angleze.
Gjyqtar Vlladimir Stojanoski
Gjyqtar Vlladimir Stojanoski
Arsim:
Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Shkup.
Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Manastir, në vitin 1988.
Provimin e jurisprudencës e ka dhënë në vitin 1991 në Shkup.
Përvoja e punës:
Ka punuar si bashkëpunëtor profesional, pastaj si këshilltar shtetëror dhe këshilltar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në periudhën prej 1992 – 2002.
Në vitin 2002 në Fondin për bujqësi si ndihmës drejtor i financave dhe çështjeve juridike.
Në vitin 2004 në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave si ndihmës menaxhues i sektorit për mbështetjen financiare në zhvillimin rural dhe në bujqësi.
Në vitin 2006 si Drejtor në Byronë e ekspertizave gjyqësore.
Për gjyqtar në Gjykatën administrative është zgjedhur në vitin 2007.
Për gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë është zgjedhur më 13.09.2010.
Për gjyqtar në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë është zgjedhur më 14 prill 2011.
Pas skadimit të mandatit 9 vjeçar si gjyqtar në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prej më datë 14.06.2020 vazhdon të ushtrojë funksionin gjyqtar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Publikime dhe aktivitete:
Në nëntor dhe dhjetor të vitit 2008 – anëtarë i Komisionit për provim përfundues pranë Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik për gjeneratën e I dëgjues të trajnimit fillestar.
Në periudhën prej vitit 2013 deri më vitin 2015 – ligjërues në trajnimin fillestar nga sfera e të drejtës kushtetuese për gjeneratën e V dëgjues të trajnimit fillestar pranë Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.
Gjyqtar Jelica Krstevska
Gjyqtar Jelica Krstevska
Arsim:
E lindur më 17.5.1961 në Kriva Pallankë. Jeton në Shkup.
Ka diplomuar në Fakultetin juridik pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” Shkup më 22.3.1984. Provimin e jurisprudencës e ka kaluar më 22.10.1987.
Përvoja e punës:
Më 07.7.1987 stazhier në Gjykatën e Qarkut Shkup.
Më 22.10.1996 bashkëpunëtore në sektorin civil në Gjykatën e Qarkut Shkup.
Më 01.7.1996 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup II Shkup.
Më 01.11.2007 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën administrative të Republikës së Maqedonisë.
Më 15.7.2011 përzgjedhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.
Më 18.12.2012 përzgjidhet anëtarë e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë.
Më janar 2014 emërohet anëtarë në Këshillin administrativ të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.
Më 05.2.2014 përzgjidhet zëvendës kryetar i Këshllit administrativ të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik, funksion të cilin e kryen deri më shtator 2018.
Pas skadimit të mandatit 6 vjetor si anëtarë i Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë më 18.12.2018, vazhdon funksionin e gjyqtarit në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.
Gjyqtar Dr Xhemali Saiti
Gjyqtar Dr Xhemali Saiti
Arsim:
I lindur më 14.9.1966 në Gllumovë. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Shkup. Jurist i diplomuar - drejtimin juridik, Fakultetin juridik në Shkup më 21.3.1991. Provimin e jurisprudencës e ka kaluar më 24.6.1996. Studimet pasuniversitare: - Magjistër i shkencave juridike – Fakultetin juridik pranë Universitetit shtetëror të Tetovës me temë: “Zbatimi i masave të veçanta hetuese”. Doktor i shkencave juridike – Fakultetin juridik “Justinijan Prvi” Shkup. Mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës më 06.11.2012 me titull “Masat alternative përkundër formave të reja të kriminalitetit”.
Përvoja e punës:
Angazhimet profesionale:
- 1992 – 1993 gazetar në RTVM -Radio Shkup.
- 1996 deri në fund të vitit 1999 – avokat në Shkup
- Më 27.12.1999, është përzgjedhur Ministër për vetqeverisje lokale në Qeverinë e RM, deri më 13.5.2001.
- 2002 – 2006, anëtarë i Komisionit shtetëror zgjedhor të RM.
- 2001 – 2004, zëvendës i kryetarit të Komisionit shtetëror zgjedhor të RM.
- Nga dhjetori 2010 deri në gusht 2011, anëtarë i Komisionit shtetëror zgjedhor të RM.
- Nga 23.5.2005 – 18.8.2011, avokat në Shkup.
- Nga 2006, ndërmjetësues i autorizuar.
- Nga 18.8.2011, gjyqtar në Gjykatën e lartë administrative.
- Nga 25.12.2012, gjyqtar në Gjykatën supreme të RM.
Gjyqtar Isamedin Limani
Gjyqtar Isamedin Limani
Arsim:
- Fakultetin juridik e ka mbaruar 1990.
- Provimin e jurisprudencës – 2001.
Përvoja e punës:
Gjyqtar Shpend Devaja
Gjyqtar Shpend Devaja
Arsim:
I lindur në Shkup, më 19.4.1962. Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup më 1985. Më 1987 në Shkup ka kaluar provimin e jurisprudencës.
Përvoja e punës:
Më 1986 punon si stazhier avokati. Më 1988 punësohet si shef i sektorit juridik në POS Centrohemija Shkup. Nga 01.9.1990 është regjistruar në Dhomën Ekonomike të Republikës së Maqedonisë si avokat me numër rendor 300. Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë më 02.12.2013 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.
Publikime dhe aktivitete:
Nga 2004 deri 2010 – anëtarë dhe nënkryetarë i Këhillit administrativ të Dhomës së avokatëve të Republikës së
Maqedonisë. Nga 2000 deri 2010 – koordinues i projektit të financuar nga UNHCR – Zyra në Shkup, për ndihmë
juridike pa pagesë të arratisurve në Republikën e Maqedonisë me titull: Free Legal Aid to the Refugees in Rеpublic
of Macedonia” . Ka marrë pjesë në shumë seminare dhe konferenca të mbajtura në vend dhe jashtë, edhe atë " The
“European Convention on Human Rights and its Application on Asylum Seekers", organized by UNHCR B.O. -
Skopje," International Course on Refugee Protection in Response to Failure of State Protection (Focus on Agents of
Persecution and the Concept of Internal Protection Alternative)", organized by ECRE – London," International
Human Rights Instruments for Protection of Refugees", organized by the Center for Refugees and Forced Migration
Studies – Skopje," Defending Human Rights in Practice" (lecturer: Andrass Grad, PhD, for-mer Adviser of the
Secretariat of the European Human Rights Commission, Adviser of the
Hungarian Constitut. Court's president), organized by CSRC,"Proceedings before the European Court of Human
Rights" (lecturer: Bill Bowring, PhD, legal representative in proceedings before the Strasbourg Court, Professor at
the University of Essex), organized by CSRC, Seminar i organizuar nga ana e UNICEF dhe Këshillit të Evropës me
temë delikuenca e të miturëve,, International Criminal Court organized by ERA-Akademy of Europеan Law,
in Germany, Trajnim të trajnuesve nga Misioni i OSBE NMS/ SEKTORI PËR QEVERISJEN E TË DREJTËS, në lidhje
me ndryshimet e LPP, në temë: Hetimi. Teoria e rastit, Marrja në pyetje direkte, Marrja në pyetje e kryqëzuar dhe
Marrëveshja për fajin.
Gjyqtar Afrim Fidani
Gjyqtar Afrim Fidani
Arsim:
Pas mbarimit të shkollës së mesme dhe shërbimit të afatit ushtarak, në vitin 1985 regjistrohet në Fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës. Më 1989 diplomon në Fakultetin juridik.
Përvoja e punës:
Nga viti 1990 deri në vitin 1996 punon në arsim në detyra pune – adminstratë juridike.
Nga viti 1996 deri në vitin 2005 punon në Inspektoratin shtetëror për punë të Republikës së Maqedonisë, si inspektor Republikan për punë në sferën marrëdhënie pune.
Nga viti 2005 deri në vitin 2007 është sekretar i Komunës Vrapçishtë – Vrapçishtë.
Nga viti 2007 deri në vitin 2011 është avokat me seli në Gostivar.
Nga data 18.7.2011 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën e apelit Shkup – sektori penal.
Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë nr.08-1584/4 nga data 23.11.2017 përzgjidhet gjyqtar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë.
Gjyqtar Cvetanka Periq
Gjyqtar Cvetanka Periq
Arsim:
Diplomon në Fakultetin juridik, Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi” Shkup më 1989.
Provimin e jurisprudencës e kalon më 1993 në Shkup.
Përvoja e punës:
Në periudhën prej 1994 deri më 2005 punon si bashkëpunëtore profesionale dhe këshilltare e pavarur gjyqësore në Gjykatën e apelit në Shkup.
Për herë të parë përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën Themelore Shkup II Shkup më 2005, ndërsa nga 2007 deri më 2009 punon si gjyqtar në Gjykatën themelore Shkup I Shkup në materien penale.
Në periudhën nga 2006 deri më 2009 ka qenë Kryetare në Sektorin e të miturve penal dhe Kryetare dhe anëtare e Këshillit gjyqësor.
Më 30.3.2011 me vendim për përzgjedhje nr.07-588/1 (G.zyrtare e RM nr.42/11 nga 04.4.2011) është përzgjedhur gjyqtar në Gjykatën e apelit Shkup, ku punon sipas lëndëve në sektorin penal.
Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.08-1447/2 nga 11.9.2019 përzgjidhet gjyqtar në Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë.
Publikime dhe aktivitete:
Trajnime dhe vizita në seminare edukative/punëtori dhe të tjera
- Shkurt 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë: “E drejta ndërkombëtare publike”.
- Shkurt 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë “Edrejta në Unionin Evropian”.
- Mars 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë: “E drejta ndërkombëtare humanitare”.
- Maj 2007 – “Vizitë studimore në Gjykatën penale ndërkombëtare të ish Jugosllavisë në Mbretërinë e Holandës”.
- Korrik 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë “Etika”.
- Shtator 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë “E drejta në Unionin Evropian”.
- Shtator 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë “Veçoritë e të Drejtës humanitare ndërkombëtare”.
- Dhjetor 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë - “Amnestitë në të Drejtën dhe praktikën humanitare ndërkombëtare”.
- Dhjetor 2007 – pjesëmarrje në seminar me temë “Tryeza e rrumbullakët me gjyqtarët për format e bashkëpunimit sipas lëndëve të lëshuara nga MKSPJ”.
- Janar 2008 – pjesëmarrje në seminar me temë “Kuptimi i ekspertizave gjyqësore në lëndët penale”.
- Shkurt 2008 – pjesëmarrje në seminar me temë “Procedimi sipas kërkesave për zbatimin e hetimit, udhëheqjen me shqyrtim kryesor, vendime të procesit në hetim gjatë rrjedhjes si dhe jashtë shqyrtimit kryesor”.
- Maj 2008 – pjesmarrje në seminar me temë “Vlerësimi i provave të grumbulluara nga Policia dhe Prokuroria publike – këqyrje, rikonstruksion dhe procedim me prova jo ligjore”.
- Maj 2008 – pjesëmarrje në seminar me temë “Krimineli financiar dhe larja e parave”.
- Dhjetor 2008 – pjesëmarrje në seminar me temë “Llojet e ndihmave juridike ndërkombëtare ekstradimi dhe transferi i personave të ndëshkuar”.
- Maj 2009 – pjesëmarrje në seminar me temë “Ndihma juridike e ndërsjellë në sferën penale”
- Qershor 2009 pjesëmarrje në seminar me temë “Pengimi i korrupsionit, ndeshjes së interesave, njohja dhe tejkalimi”
- Shtator 2009 – pjesëmarrje në seminar me temë “Konfiskimi i pronës dhe kompensimi i viktimës”
- Shtator 2009 – pjesëmarrje në seminar me temë “E drejta kombëtare dhe evropiane për mbrojtjen e shpenzuesve dhe marrëveshja e të drejtës shpenzuese”
- Dhjetor 2009 – pjesëmarrje në seminar me temë “Veprat penale lidhur me keqpërdorimin seksual dhe dhuna ndaj fëmijëve”.
- Dhjetor 2009 – pjesëmarrje në seminar me temë “Karakteristikat themelore të veprave penale, kriminelit kompjuterik dhe problemet gjatë njohjes së tij”.
- Nga 2005 – 2007 pjesëmarrje në seminar për të drejtën penale.
- Nga 1994 – 2005 pjesëmarrje në seminare të sferave të ndryshme.
Gjyqtar Dr. Mirjana Llazarova Trajkovska
Gjyqtar Dr. Mirjana Llazarova Trajkovska
Arsim:
Ka diplomuar në Fakultetin juridik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, (1986), e ka dhënë provimin e Jurisprudencës (1992), Magjistër i drejtësisë (2007), dhe Doktor i shkencave juridike, Fakultetin juridik, Universitetin në Lubjanë, R. e Sllovenisë (2012).
Flet anglisht, frëngjisht dhe shumë gjuhë sllovene.
Përvoja e punës:
1988-1999 ka punuar në shumë vende pune në MPB të RM që kanë të bëjnë me përfaqësimin para gjykatave kompetente në procedurat civile dhe penale si dhe në shumë vende pune, ku ka punuar në procedura administrative.
1999-2001 Ndihmës Ministër i çështjeve administrative pranë MPB të Republikës së Maqedonisë.
2001-2003 Udhëheqës i Drejtorisë së të drejtave të njeriut pranë Ministrisë së punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë.
2002-2003 Kryetar i Komisionit shtetëror zgjedhor të Republikës së Maqedonisë.
2003-2008 Gjyqtar në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.
Nga nëntori 2015 – shkurt 2017 Kryetar i Seksionit të Parë në GJEDNJ -Strasburg.
Nga shkurti 2008 – shkurt 2017, Gjyqtar, Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, (GJEDNJ).
Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr.09-289/1 nga 07.2.2020 përzgjidhet gjyqtar i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Publikime dhe aktivitete:
1995-2006 Anëtarë i Komitetit të ekspertëve të shtetësisë (SJ-NA), dhe anëtarë i grupit punues përgjegjës për përgatitjen e Konventës Evropiane të shtetësisë (SJ-NA-GT) dhe ekspert i Këshillit të Evropës në tri mbledhje regjionale të ekspertëve lidhur me ligjvënien e shtetësisë në vendet anëtare të Marrëveshjeve të Dejtonit (1996).
2001-2003 Anëtarë i Komitetit drejtues për të drejtat e njeriut pranë Këshillit të Evropës dhe të Komitetit për përmirësimin e procedurave gjyqësore dhe administrative, Këshilli i Evropës.
2004-2008 Anëtarë i Komisionit të Evropës për demokraci përmes drejtësisë (Komisioni i Venezuelës), ndërsa nga 2006-2008 Zëvendës Kryetar i Këshillit të zgjedhjeve demokratike.
2018 Këshilltar juridik i Komisionit të Venezuelës dhe PS të Këshillit të Evropës për zgjedhjet për kryetarë në Malin e Zi dhe në Turqi dhe për zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë dhe Hercegovinë; Shef i Misionit të OSBE ODIHR për vlerësimin e zgjedhjeve parlamentare në Estoni (2007); Anëtarë i misionit të OSBE ODIHR për vlerësimin e zgjedhjeve të Kongresit dhe Senatit në SHBA (2006).
Nga 2017 ka ligjëruar në shumë universitete të huaja (Emori Universitet, në Fakultetin juridik, në Atlante SHBA, 2018; Universitetin Renmin në Pekin 2018; në Fakultetin juridik të Universitetit në Birmingem, në Britani të Madhe, 2017; në Fakultetin juridik pranë Universitetit Katolik në Lile, Francë, 2017).
Nga 2017 deri më 2020, ka trajnuar gjyqtarë nga vendet anëtare të Unionit Evropian, si dhe nga vendet e Evropës Qendrore dhe lindore lidhur me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, dhe është angazhuar si ekspert i Këshillit të Evropës, Komisionit të Venezuelës (Komisioni të demokracisë përmes drejtësisë), AIRE Qendër nga Londra, OSBE.
Ka botuar shumë publikime, tekste dhe analiza nga sfera e të drejtës njerëzore, e drejta kushtetuese dhe e drejta zgjedhore.
Gjyqtar Mr. Safet Kadrii
Gjyqtar Mr. Safet Kadrii
Arsim:
Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Prishtinë më 9.6.1990.
Më 20.2.2001 e ka dhënë provimin e jurisprudencës në Shkup.
Më 10.7.2008 ka marrë titullin magjistër në Fakultetin juridik në Prishtinë, dega juridiko – penale me punim të magjistraturës me temë “Parimi i ligjshmërisë në të drejtën penale”.
Përvoja e punës:
Në periudhën nga 10.7.1990 deri më 31.12.1992 ka punuar si sekretar i kooperativës bujqësore “Vëllazërimi” në fshatin Zhelinë, Tetovë.
Në periudhën nga 1.1.1993 deri më 31.1.1996 ka qenë drejtor i DOO “Agrostrimnica”, Tetovë.
Nga 22.7.1996 deri më 24.9.2000 ka punuar si ndihmës drejtor në Shërbimin e çështjeve të përbashkëta dhe të përgjithshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Shkup.
Nga 18.8.1999 ka qenë zëvendës anëtarë në Komisionin shtetëror zgjedhor, Shkup.
Nga 12.6.2001 deri më 31.10.2003 ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e drejtësisë të Republikës së Maqedonisë.
Nga 1.11.2003 ka punuar si këshilltarë shtetëror në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, kurse gjatë viteve 2005 dhe 2006 ka qenë zëdhënës i Gjykatës.
Më 25.6.2009 përzgjidhet gjyqtarë në Gjykatën e apelit me vendim për zgjedhje me nr.07-1492/1 nga 25.6.2009 dhe vepron sipas lëndëve të materies penale, është anëtarë i Këshillit penal në Gjykatën dhe është caktuar të jetë zëvendës i Kryetarit të Gjykatës në mungesë të tij.
Gjyqtari është person përgjegjës për marrëdhënie me publikun për çështje që kanë të bëjnë me lëndë nga sfera penale.
Me vendim të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me nr.09-290/1 nga 07.02.2020 përzgjidhet gjyqtarë i Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Publikime dhe aktivitete:
Ka certifikatë për pjesëmarrje me sukses në IFES Qëndrime studentore në Shqipëri, 21-27 qershor 2001 – të lëshuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe USAID;
Ka certifikatë për mbarimin me sukses të Qëndrimit studentor për procesin zgjedhor në Republikën e Shqipërisë – të lëshuar nga Fondacioni ndërkombëtar i Sistemeve Zgjedhore (IFES).