Qasje të lirë në informatat me karakter publik
Qasje të lirë në informatat me karakter publik (kontakti dhe forma e kërkesës)
Në bazë të nenit 9 të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik (“Gazeta zyrtare e RMV” nr.101/19) Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgatiti në vazhdim: LISTË TË INFORMACIONEVE ME KARAKTER PUBLIK Listën e informacioneve me karakter publik të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut e përbëjnë grupet e informacioneve në vazhdim:
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të marrin informacion me karakter publik që e ka përgatitur ose me të cilin posedon Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut me plotësimin e – Kërkesës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, të cilën mund ta marrin në arkivin e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose ta shkarkojnë këtu. Kërkesa për informacionin mund të dërgohet në formë të shkruar në adresën e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bul. Kërste Misirkov nr.8 ose në e-mail: vesna.andonoska@vsrm.mk Qytetarët mund të informohen për të gjitha çështjet në interes të tyre lidhur me të drejtën për qasje të lirë në informacione me karakter publik edhe përmes telefonit: 02/3136044. Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut sipas Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik si person zyrtar për ndërmjetësim me informacione përcaktoi: Mr. Vesna Andonoska – Këshilltare e pavarur gjyqësore |
||||||||||||||||||||
![](/wps/wcm/connect/vsrm/53fdf004-7f2b-4440-8cd5-9d701ebd5077/icon-doc%281%29.png?MOD=AJPERES&CACHEID=ROOTWORKSPACE.Z18_L8CC1J41L0B520APQFKICD0CU3-53fdf004-7f2b-4440-8cd5-9d701ebd5077-l0yYhby)