Takimi i punës [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Takimi i punës

Njoftim për opinionin  |  22 Gsh 2024

 

Takimi i punës
 
 
Pas thirrjes publike të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe me qëllim të paraqitjes së propozimeve në drejtim të zbatimit të procesit të reformës, zbatimit dhe përmirësimit të kornizës rregullative për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rikthimi i besimit të qytetarëve në gjyqësi, pas iniciativës të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 20.08.2024, u mbajt takim pune me kryetaren e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva dhe kryeministrin, Hristian Mickoski, ku morën pjesë ministri i drejtësisë, Igor Fillkov, dhe zëvendësministri i drejtësisë Allen Dereban.
 
Në takimin e punës, kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva i njoftoi me gjendjen reale dhe aktivitetet e Këshillit që ajo ndërmerr për përmirësimin e gjendjes në gjyqësor, progresin e arritur dhe përkushtimin e Këshillit për arritjen e qëllimeve sipas rekomandimeve të Misionit vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor të shënuara në Raport.
 
Kryetarja Dameva vuri në dukje autonominë dhe pavarësinë e gjyqësorit, si dhe shprehu gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në kuadër të kompetencave të tyre, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procesit të reformës në gjyqësor dhe përmirësimit të sistemit gjyqësor, dhe theksoi se qytetarët meritojnë të jetojnë në shtetin e së drejtës, dhe të tre autoritetet janë të detyruara t'ua sigurojnë atë.