KUMTESË
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
KUMTESË
KUMTESË
Komisioni për realizimin e zgjedhjeve të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e gjyqtarëve, njofton opinionin dhe mediat se gjatë ditës së djeshme (11.12.2024) u mbajtën zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e gjyqtarëve të qarkut të Apelit të Shtipit dhe nga radhët e gjyqtarëve të bashkësive, që është më shumë se 20% e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e gjyqtarëve nga lista e përgjithshme e kandidatëve nga zona e Apelit Shtip është zgjedhur Danka Ristova, gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Shtip, ndërsa nga lista e veçantë e kandidatëve është zgjedhur Ariton Ala, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup, për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e gjyqtarëve të bashkësive, që është më shumë se 20% e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga lista e veçantë e kandidatëve.
Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në afatin e paraparë me ligj nuk janë paraqitur vërejtje.
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni regjistrimin e plotë të përmbledhjes së rezultateve.
https://www.youtube.com/watch?v=9k2As7pa9e8
KOMISIONI
për mbajtjen e zgjedhjeve të anëtarëve të
Këshilli Gjyqësor i RMV-së nga radhët e gjyqtarëve
Kryetar
d-r Subhi Jakupi