Kumtesë nga seanca e 509-të e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur më 25.12.2024
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kumtesë nga seanca e 509-të e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur më 25.12.2024
KUMTESË
Këshilli Gjyqësor i RMV-së në seancën e 509-të të mbajtur më 25.12.2024, ndryshoi dhe plotësoi rendin e ditës dhe vendosi si në vijim:
1.Është shqyrtuar dhe miratuar procesverbali i seancës së 505-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 20 nëntor 2024;
2.Është shqyrtuar edhe një deklaratë shtesë lidhur me Raportin e Komisionit për verifikimin e afatit të aplikimeve dhe plotësimit të dokumenteve pas shpalljes së publikuar për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore Kratovë, në mënyrë që procedura për zgjedhjen e kryetarit i Gjykatës Themelore të Kratovës vazhdon vetëm për kandidatin Mirosllav Georgievski, ndërsa kandidatja Ruzhica Zdravkovska nuk i plotëson kushtet sipas ligjit;
3.Sollë vendim për dërgim të Miroslav Georgievskit, gjyqtar në Gjykatën Themelore të Kumanovës, për kryerjen e funksionit gjyqësor në Gjykatën Themelore të Kratovës, e konsideruar nga 30.12.2024, në kohëzgjatje prej një viti nga dita e caktimit;
- Për UD kryetar i Gjykatës së Apelit të Gostivarit është emëruar Bekim Mehmedi, gjyqtar në Apelin Gostivarit dhe
- Për UD kryetar i Gjykatës Themelore të Kratovës është emëruar Mirosllav Georgievski, gjyqtar në Gjykatën Themelore Kumanovë;
4. Sollën vendime për zgjedhjen e gjyqtarëve porotë, në mënyrë që:
- Për gjyqtarë porotë në Gjykatën e Apelit Shkup janë zgjedhur:Miallçe Gelev, Jellena Bakarema dhe Nikollina Todorovska.
- Gjyqtarë porotë të Gjykatës Themelore të Shtipit janë zgjedhur:Zorica Çerkezova, Riste Çellakoski, Andriana Georgieva, Anita Bojçova, Brankica Panaotova, Tanja Trajçova, Maja Roglleva Todorovska, Viktoria Kukushev Zafirova dhe Svetllana Popova;
5.Kanë vendosur për kërkesat e gjyqtarëve për shpenzimet e udhëtimit dhe janë marrë vendime, me të cilat janë respektuar kërkesat, në mënyrë që:
Susana Millevska, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shtip, ka të drejtë në kompensim për shpenzimet e transportit si gjyqtare që jeton në një komunë dhe punon në një komunë tjetër, për periudhën prej datës 02.12.2024 dhe në të ardhmen për sa kohë që gjyqtarja kryen punë, zyra për punë gjyqësore në Gjykatën e Apelit Shtip, në shumën e shpenzimeve për transport me mjete të transportit publik, i cili mundëson mbërritjen dhe largimin me kohë nga puna, në linjën Probishtip-Shtip dhe anasjelltas.
Ljupço Spiroski, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shtip, i është dhënë e drejta në kompensim për shpenzimet e transportit si gjyqtar që jeton në një komunë dhe punon në një komunë, për periudhën prej 02.12.2024 dhe në të ardhmen deri sa gjyqtari kryen punën gjyqësore në Gjykatën e Apelit Shtip, në shumën e shpenzimeve për transport me mjete të transportit publik, i cili mundëson mbërritjen dhe largimin me kohë nga puna, në linjën Shkup-Shtip dhe anasjelltas.
6.Diskutim për parashteresat dhe ankesat nga qytetarër dhe personat juridik për punën e gjykatësve/kryetar gjykate dhe gjykatave, të dorëzuar te Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe atë:
UPP nr.383/24; 389/24 UPP nr. 367/24, 378/24; UPP nr. 355/24, 382/24, 413/24 UPP nr. 326/24, 384/24, 394/24, 406/24 UPP nr. 288/24, 365/24, 396/24, 407/24 UPP nr. 390/24 UPP nr. 354/24, 362/24, 373/24, 412/24
Parashtresat UPP nr. 405/24, 336/24 dhe 412/24 janë tërhequr;
Parashtresat UPP nr. 390/24 është e bazuar;
7. Ka vendosur pas raporteve të komisioneve për gjendjen e faktike e vërtetuar pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit gjykate vendosi që:
-për një kërkese për të përcaktuar përgjegjësinë e gjyqtarëve solli vendim për ndërprerjen e procedurës dhe
- për një kërkese për të përcaktuar përgjegjësinë e gjyqtarit, solli vendim për vazhdimin e procedurës;
8. Diskutoj për Raportin për gjendjen e konstatuar pas kërkesës së parashtruar për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit dhe ka marrë vendim me të cilin gjyqtarit i është shqiptuar masë disiplinore ulje e pagës në shumë prej 15% në kohëzgjatje prej 3 muajsh;
9. Në lidhje me kthimin administrativ të dosjeve nga Gjykata Supreme e RMV-së, u vendos që të sigurohen të dhënat e nevojshme, pas së cilës pas një kërkese të paraqitur duhet të merret vendim për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit;
10.Komisionet Raportues janë formuar pas kërkesave të paraqitura për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetar gjykate dhe janë sjellur vendime për ndryshime e komisioneve;
11.Për anëtarë të Bordit Drejtues në Akademinë për Gjykatës dhe prokuror Publik janë emëruar Ali Aliu, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gostivar;
-Në lidhje me përgatitjen e Strategjisë Nacionale dhe Plan Veprimit për Krime Kibernetike, janë emëruar Xheneta Bektoviq dhe M-r.Alleksandar Kambovski anëtarë të Këshillit Gjyqësor të RMV-së dhe
-Për anëtarë të Grupit Punues Ndërinstitucional për përgatitjen e Strategjisë për forcimin e kapaciteteve për kryerjen e hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurisë me Planin e Veprimit për vitin 2024-2028, janë emëruar Danka Ristova dhe Hanif Zendeli, anëtarë të Këshillit Gjyqësor të RMV-së.