Kumtesë nga seanca e 516-të e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur më 26.02.2025 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kumtesë nga seanca e 516-të e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur më 26.02.2025

Events, News, Press realeses  |  Mar 3, 2025

KUMTESË

 

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 516-të të mbajtur më 26.02.2025, ndryshoi dhe pëlotësoi rendin e ditës dhe vendosi si në vijim:

1.Miratoi:

-Procesverbalin nga seanca 504-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 06.11.2024 dhe

-Procesverbalin nga seanca 513-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 29.01.2025;

2.Solli vendim për ndërprerjen e funksionit gjyqtar-porotë për:

1.Kristina Atanasova;

2.Maria Markovska;

3.Violleta Stojanovska;

4.Vaska Arsovska Cvetanoski,

5.Goran Shundovski;

6.Andriana Gjondevska;

7. Kostadin Nedellkov;

8.Pece Gjelevski;

9. Kristian Veljanovski;

10. Natasha Dimovska;

11.Viktoria Dojçinovska;

12.Marina Kostovska;

13.Goce Gjorgeski;

14.Billana Sivakova;

15.Kristina Jankuloska Gocoska;

16.Robert Boshkovski;

17. Lence Josifovska;

18. Valentina Millevska;

19.Marjan Çomu;

20. Ljupco Çagorski;

21.Viktoria Mitevska;

22.Jasmina Murgovska

23.Jovana Zikovska;

3.Diskutoi dhe miratoi Raportin e grupit punuese për vizitën e zhvilluar në Gjykatën Themelore Penale-Shkup dhe Gjykatën e Apelit Shkup, për situatën e konstatuar në lëndët në Gjykatën Penale-Shkup, në lidhje me zhvillimet e fundit aktual në lidhje me veprimin e gjyqtarit në Gjykatën ThemelorePenale-Shkup, dhe përfundoi Raporti të dorëzohet deri te Këshilli i Prokurorëve Publikë të RMV-së dhe Prokurorisë Themelore Publike Shkup, për informim dhe veprime të mëtutjeshme;

4.Diskutua dhe u miratua Raporti për verifikimin e afatit të kërkesave dhe plotësimit të dokumenteve pas shpalljes së publikuar për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, Gjykatës Themelore Berovë, Gjykatës Themelore Dellçevë, Gjykatës Themelore Ohër dhe Gjykatës Themelore Radovish, në mënyrë që:

-Procedura për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdonë për kandidatët Afrim Fidani dhe Besa Ademi;

-Procedura për kandidatin Bojan Martinovski për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore Ohër nuk vazhdon, për arsye se i njejti kandidati nuk ka dokumente të kompletuara për këtë arsye është e nevojshme të përësëritet shpallja;

-Për Gjykata Themelore Berovë, Gjykata Themelore Dellçevë dhe Gjykata Themelore Radovish nuk është paraqitur asnjë kandidat për këtë arsye është e nevojshme të përësëritet shpallja;

 

Formimi i Komisionit për verikimin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve për zgjedhjen e kryetarit në Gjykata Themelore Berovë, Gjykata Themelore Dellçevë, Gjykata Themelore Ohër dhe Gjykata Themelore Radovish në përbërje;

- Vesna Dameva –kryetar i Komisionit;

- M-r Ivica Nikollovski-anëtar i Komisionit dhe

- Isamedin Limani-anëtar i Komisionit.

-Diskotoj dhe miratoi Raportin e Komsionit për verifikimin e afateve të aplikimeve dhe plotësinë e dokumenteve të kandidatëve pas shpalljesë së publikuar për zgjedhjen e kryetarit në Gjykata Themelore Kavadar, procedura për kandidaten Ellizabeta Petkovska vazhdonë;

5.Formohet Komisionin për përcaktimin e numrit të përafërt të lëndëve që gjyqtari duhet t'i zgjidhë në muaj në gjykatat themelore, në Gjykatat e Apelit, në Gjykatën Administrative, në Gjykatën e Lartë Administrative dhe në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë, në përbërje të:

-Hanif Zendeli –kryetar i Komisionit;

- Ariton Ala-anëtar i Komisionit dhe

- Pavlina Crvenkovska-anëtar i Komisionit;

6. Diskutim për parashteresat dhe ankesat nga qytetarër dhe personat juridik për punën e gjykatësve/kryetar gjykate dhe gjykatave, të dorëzuar te Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe atë:

 

UPP nr. 393/24, 423/24, 40/25, 52/25; UPP nr. 32/25, 44/25, 56/25; UPP nr. 2/25, 26/25, 50/25; UPP nr. 12/25, 24/25; UPP nr. 357/24, 424/24, 19/25, 31/25, 43/25; UPP nr. 425/24, 27/ 25, 39/25, 51/25; UPP nr. 6/25, 18/25, 30/25; UPP nr. 353/24, 417/24, 5/25, 17/25, 29/25; UPP nr. 414/24, 11/25, 35/25;  UPP nr. 9/25, 33/25, 45/25, 57/25;

UPP nr. 336/24, 347/24, 409/24, 46/25;  UPP nr. 156/24, 359/24, 37/25, 59/25;

Parashtresa UPP nr. 4/25, 248/24  dhe 1/25 janë tërhequr, ndërsa parashtresa UPP nr.336/24 është e bazuar;

7.Në pajtim me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 39/25, nga 20.02.2025, pas paraqitjes së deklaratave me shkrim për vazhdimin e funksionit gjyqësor, u morën vendime si në vijim:

-Kërkesa e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Shkup, Sande Zikov i pranohet dhe i vazhdohet funksioni gjyqësor deri më 01.03.2026 dhe

-Kërkesa e Meri Dika Georgievska, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkup i miratohet dhe i vazhdohet funksioni gjyqësor deri më 03.03.2026.

 

Inqizimin е drejtëpërdrejt të seancës mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm

https://www.youtube.com/watch?v=awrjOKZSENo