Kumtesë nga seanca e 518-të e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur më 11.03.2025
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kumtesë nga seanca e 518-të e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur më 11.03.2025
KUMTESË
Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 518-të të mbajtur më 11.03.2025, ndryshoi dhe pëlotësoi rendin e ditës dhe vendosi si në vijim:
1.Miratoi:
-Procesverbalin nga seanca 514-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 06.02.2025;
2.Solli vendime në bazë të deklaratave të dorëzuara nga gjyqtarët për vazhdimin e funksionit gjyqësor në përputhje me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, përkatësisht edhe atë për:
-Jelica Krstevska-gjyqtare e Gjykatës Supreme të RMV-së;
-Lulzim Saliu-gjyqtar i Gjykatës Administrative;
-Marta Telegravçiska-gjyqtare e Gjykatës Administrative;
-Agim Mislimi-gjyqtar i Gjykatë Apelit Shkup;
-Vesna Kostova Spaseska-gjyqtare e Gjykatës Themelore Penale Shkup;
-Sonja Koçovska-gjyqtare e Gjykatës Themelore Civile Shkup;
-Nazif Iliazi - gjyqtar në Gjykatën Themelore Tetovë;
- Jordan Vellkovski - gjyqtar në Gjykatën Themelore Tetovë;
- Mirjanka Gotcevska Stefanovska - gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shtip;
- Aco Tasev - gjyqtar në Gjykatën Themelore Shtip;
- Verka Petkovska - gjyqtare në Gjykatën Themelore Penale Shkup;
- Vesna Petrovska-Tagasovska - gjyqtare në Gjykatën Themelore Penale Shkup dhe
-Elizabeta Dukovska - gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkup;
3.Shqyrtoi dhe miratoi raportet për punën e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për tremujorin e katërt të vitit 2024;
4.Diskutoj dhe miratoj Regulloren e propozuar për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sistemimin e vendeve të punës në Këshillin Gjyqësor të RMV-së.
5.Konstatoi largimin nga ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit Gjyqësor të RMV-së dhe zgjedhi Juliana Georgievska – këshilltare shtetërore në Këshillin Gjyqësor të RMV-së për Sekretare të Përgjithshme të Këshillit Gjyqësor të RMV-së;
6.Është formuar grupi punues për konstatimin e gjendjes në një rast në Gjykatën e Apelit Shkup, i përbërë nga:
-M-r Antoineta Dimovska-kryetare e grupit punues (koordinatore për Gjykatën e Apelit në Shkup);
-Hanif Zendeli - anëtar i grupit punues dhe
-Danka Ristova - anëtare e grupit punues;
7.Pas diskutimit për nevojën për publikimin e shpalljes për zgjedhjen e gjyqtarëve në gjykatat themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u mor Vendim për publikimin e shpalljes për zgjedhjen e gjyqtarëve në gjykatat themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, edhe atë në:
-Për zgjedhjen e 1 (një) gjyqtar në Gjykatën Themelore Berovë
-Për zgjedhjen e 2 (dy) gjyqtar në Gjykatën Themelore Veles;
-Për zgjedhjen e 1 (një) gjyqtar në Gjykatën Themelore Vinicë;
-Për zgjedhjen e 7 (shtatë) gjyqtar në Gjykatën Themelore Civile-Shkup;
-Për zgjedhjen e 9 (nëntë) gjyqtar në Gjykatën Themelore Penale-Shkup;
-Për zgjedhjen e 1 (një) gjyqtar në Gjykatën Themelore Delçevë;
-Për zgjedhjen e 1 (një) gjyqtar në Gjykatën Themelore Kavadar;
-Për zgjedhjen e 2 (dy) gjyqtar në Gjykatën Themelore Kërçovë;
-Për zgjedhjen e 2 (dy) gjyqtar në Gjykatën Themelore Koçani;
-Për zgjedhjen e 1 (një) gjyqtar në Gjykatën Themelore Kratovë,
-Për zgjedhjen e 1 (një) gjyqtari në Gjykatën Themelore Kriva Pallankë;
-Për zgjedhjen e 1 (një) gjyqtar në Gjykatën Themelore Negotinë;
-Për zgjedhjen e 1 (një) gjyqtar në Gjykatën Themelore Radovishë;
-Për zgjedhjen e 1 (një) gjyqtar në Gjykatën Themelore Strumicë;
-Për zgjedhjen e 2 (dy) gjyqtari në Gjykatën Themelore Strugë;
-Për zgjedhjen e 2 (dy) gjyqtar në Gjykatën Themelore Shtip.
- Pas shpalljes për përzgjedhjen e gjyqtarëve në gjykatat themelore të lartpërmendura në RMV-së është formuar Komisioni për renditjen e kandidatëve nga Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, i përbërë nga:
-Ariton Ala – Kryetar i Komisionit
-Danka Ristova – anëtare e Komisionit
-Xheneta Bektoviq – anëtare e Komisionit
-M-r Milazim Mustafa - anëtar i Komisionit dhe
-M-r Selim Ademi- anëtar i Komisionit.
8. Ka vendosur pas njoftimit për gjendjen e vërtetuar faktike pas kërkesës së parashtruar për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit dhe ka marrë vendim për vazhdimin e procedurës;
- Njëkohësisht ka marrë vendim për ndryshimin e vendimit me të cilin është formuar Komisioni i Raportuesve;
9.Diskutua për dy raporte për gjendjen e konstatuar pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit gjykate dhe morën dy vendime për ndërprerjen e procedurës dhe
10. Formohen Komisione raportuese pas kërkesave të parashtruara për të përcaktuar përgjegjësinë e gjyqtarit/kryetar gjykate.