Kumtesë nga seanca e 502-të e Këshillit Gjyqësor të RMV-së [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kumtesë nga seanca e 502-të e Këshillit Gjyqësor të RMV-së

News, Press realeses  |  Oct 16, 2024

Kumtesë nga seanca e 502-të e Këshillit Gjyqësor të RMV-së

KUMTESË

Këshilli Gjyqësor i RMV-së në seancën e 502-të të mbajtur më 16.10.2024 ndryshoi dhe plotësoi rendin e ditës dhe vendosi si në vijim:

1.Miratuar:

-Procesverbalin nga seanca 496-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 26.08.2024 me vërejtëje dhe ;

-Procesverbalin nga seanca 497-të të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 05.09.2024 pa vërejtëje;

2. Është konstatuar ndërprerjen e funksionit gjyqësor për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie të Jovanka Spirovska Paneva, gjyqtare në Gjykatën Themelore Civile Shkup;

3.Për gjyqtar-porotë në Gjykatën Themelore Penale-Shkup janë zgjedhur: Maria Ivanovska, Goce Ristevski dhe Dejan Nestorovski;

-Me vetë kërkesë të Zoran Dimishkovit nga Gjykatën e Apelit Shkup është vërtetuar ndërprerja e funksionit gjyqtar-porotë;

4.Formimi Komisionin për verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore Kavadar, në përbërje të: M-r. Antoineta Dimovska - kryetare e Komisionit, Xheneta Bektoviq-anëtar të Komisionit dhe M-r.Milazim Mustafa- anëtar të Komisionit:

5.Shqyrtoi dhe miratoi Raportin për rezultatet e njohurive të punës praktike me kompjuter;

6.Diskutoj për kërkesën, gjegjësisht pëlqimin për caktimin e përkohshëm të gjyqtarit Iljaz Ismaili për ushtrimin e funksionit gjyqësor në një gjykatë tjetër dhe mori vendim me të cilin Iljaz Ismaili, gjyqtar në Gjykatën Themelore të Gostivarit, dërgohet përkohësisht në kryerjen e funksionit gjyqësor në Gjykata Themelore Kërçovë, llogaritur nga 16.10.2024, në kohëzgjatje prej një viti nga dita e dërgesës;

7.Diskutoi për ankesat e parashtruara në ranglistën e kandidatëve për zgjedhjen e gjyqtarëve në gjykatën më të lartë për Gjykatën e Apelit Shtip dhe Gjykatën e Apelit të Gostivarit dhe sollën këto vendime:

-Ankesa e Aleksandra Pallashevska-gjyqtare e Gjykatës Themelore Civile-Shkup kundër propozimit të listës së ranguar të kandidatëve për zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës së Apelit Shtip për qarkun civil, pjesërishtë miratohet;

-Rangë lista për zgjedhjen e një gjyqtari në Gjykatën e Apelit Shtip në fushën civile mbetet e pandryshuar;

- Ankesa e Aleksandra Pallashevska-gjyqtare e Gjykatës Themelore Civile-Shkup kundër propozim listës së ranguar të kandidatëve për zgjedhjen e dy gjyqtarve në Gjykatën e Aplit Gostivar, në fushën civile, pjesërishtë miratohet;

- Ankesa e Ilir Isenit-gjyqtar në Gjykatën Themelore Dibër kundër propozim listës së ranguar të kandidatëve për zgjedhjen e dy gjyqtarve në Gjykatën e Aplit Gostivar, në fushën civile, pjesërishtë miratohet;

- Ankesa e Jehona Sadiku-gjyqtare në Gjykatën Themelore Civile-Shkup, kundër propozim listës së ranguar të kandidatëve për zgjedhjen e dy gjyqtarve në Gjykatën e Aplit Gostivar, në fushën civile, pjesërishtë miratohet;

-Është miratuar rangë lista e kandidatëve për dy gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Gostivar, në fushën civile me ndryshime;

8. Diskutuar për kundërshtimin e kandidatit Nikolla Krsteski - gjyqtar në Gjykatën e Apelit Manastir, i cili është deklaruar kundër vendimit për dokumentacion jo të rregullt pas shpalljes së publikuar për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Apelit Manastir, dhe solli aktvendim me të cilin e refuzon kundërshtimin si e papranueshme;

9.Diskotua për Raportin e Komisionit për vendimmarrje për vërejtjet për vlerësimin e rregullt të gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave për periudhën e vitit 2019-2022 dhe e njejta u miratua, pas së cilës u konstatua që vendimet të përpilohen sipas raportit;

10. Diskotua për Raportet e Komisioneve për verifikimin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve për zgjedhjen e kryetarëve të Gjykatës së Lartë Administrative, Gjykatës Themelore Berovë, Gjykatës Themelore Dellçevë, Gjykatës Themelore Krushevë, Gjykatës Themelore Ohër, Gjykatës Themelore Radovish, Gjykatës Themelore Strumicë dhe Gjykata Themelore Gjevgjeli dhe të njejtat i miratoi, kështu që u konstatua se fletëparaqitja e kandidatit për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore të Strumicës është i kompletuar;

-Sollën Vendim për publikimit e shpalljesë për kryetarëve të Gjykatës Themelore Berovë, Gjykatës Themelore Dellçevë, Gjykatës Themelore Krushevë, Gjykatës Themelore Gjykatës Themelore Berovë, Gjykatës Themelore Dellçevë, Gjykatës Themelore Krushevë, Gjykatës Themelore Ohër, Gjykatës Themelore Radovish, Gjykatës Themelore Ohër;

-Formon Komisionin për verifikimin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave të lartpërmendura, në përbërje të:

Pavlina Cërvenkovska-kryetare e Komisionit Xheneta Bektoviq-anëtar të Komisionit dhe Hanif Zendeli-anëtar të Komisionit;

11. Ka vendosur për kërkesat e paraqitura nga gjyqtari për përjashtimin e opinionit publik në procedurën e nisur për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetar gjykate, i cili me kërkesat e tij të mëparshme janë marrë vendime për publikun gjatë gjithë rrjedhës së procedurës dhe ka marrë vendime me të cilën miratohet kërkesa për përjashtimin e publikut në rrjedhën e mëtejshme të procedurës;

12.Diskutua për Raportet e Komisioneve për gjendjen e konstatuar pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetar gjykate dhe sollën vendime:

-për një kërkesë për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës, ka marrë vendim për shkarkimin e tij nga ushtrimi i funksionit gjyqësor për shkelje të nenit 74, paragrafi (1), nënparagrafi (2) të Ligjit për Gjykatat, n.l. me nenin 76 paragrafi (1) pika (7) të të njëjtit ligj, në të njëjtën kohë ka marrë vendim për largimin e përkohshëm të gjyqtarit nga ushtrimi i funksionit të tij gjyqësor deri në përfundimin të procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit;

-diskutimi për Raportin për gjendjen e konstatuar pas kërkesës së paraqitur për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetar gjykate është shtyr deri në sjelljen e vendimit përfundimtare të procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit për të cilin është marrë vendim për shkarkimin e tij nga kryerja e funksionit gjyqësor;

-për një kërkesë për të përcaktuar përgjegjësinë e gjyqtarit/kryetar gjykate, solli vendim për ndërprerjen e procedurës

-për një kërkesë për të përcaktuar përgjegjësinë e gjyqtarit/kryetar gjykate, solli vendim, me të cilëm gjyqtarit i shqiptohet masë disiplinore me uljen e pagës në shumë prej 30% të pagës mujore të gjyqtarit në një periudh prej 6 (gjashtë) muaj për shkelje disiplinore të kryer pas nenit 74 paragrafi (1) nënparagrafi (2), paragrafi (3) nënparagrafi (1) të Ligjit për Gjykatat, n.l. me nenin 76 nënparagrafi (1) pika 4 të të njëjtit ligj

-pas një kërkese për të përcaktuar përgjegjësinë e gjyqtarit/kryetar gjykate ka marrë vendim për ndërprerjen e procedurës;

13.Vendosje për dy raportet të komisioneve për verifikimin e gjendjes faktike vendosi pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetar gjykate dhe mori vendime për vazhdimin e procedurës dhe

14.Formimi i Komisionet Raportues u formuan pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetar gjykate, ku një kërkesë për përgjegjësinë e gjyqtarit/kryetar gjykate u tërhoq për shkak të ndërprerjesë së funksionit gjyqësor të gjyqtarit për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie, për të cilat njoftohet parashtruesi i kërkesës.

 

 

Inqizimin е drejtëpërdrejt të seancës mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm

https://www.youtube.com/watch?v=TJvHeqqBFFc