Kumtesë nga seanca e 481-të të Këshillit Gjyqësor të RMV-së - 13.03.2024 dhe vazhdimi me 20.03.2024 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kumtesë nga seanca e 481-të të Këshillit Gjyqësor të RMV-së - 13.03.2024 dhe vazhdimi me 20.03.2024

Njoftim për opinionin  |  20 Mar 2024

                         

KUMTESË
 
 
Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se në seancën e 481-të e mbajtur më 13.03.2024, dhe vazhdimi mr 20.03.2024 ndryshoi dhe plotësoi rendin e ditës dhe vendosi për:
 
1.Miratuar:
 
-Procesverbal nga seanca e 477-të e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 12.02.2024;
-Procesverbal nga seanca e 478-të e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 13.02.2024;
 
2.Sollën vendime për ndërprerjen e funksionit gjyqësor për shkakë të plotësimit të kushteve për pension pleqërie edhe atë për gjyqëtarët:
 
-Drita Memeti-gjyqtar në Gjykatën Administrative më 13.03.2024;                                                                              -Jane Tapanxhioski-gjyqtar në Gjykatën Themelore Penale Shkup me 13.03.2024 dhe
-Gjorgji Radojkov-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkup me 20.03.2024;
 
3.Është vërtetuar ndërpreja e funksionit për 16 (gjashtëmbëdhjetë) gjyqtar-porotë në Gjykatën Themelore Kavadra për shkakë të mbatimit të mandatit më 16 mars 2024;
 
4. Sollën vendim me të cilin u formua Komisioni në përbërje nga M-r. Antoaneta Dimovska, M-r. Lloreta Gorgieva, dhe M-r.Milazim Mustafa, obligohen të përgadisin projeksion për numrin e vendeve të lira të cilët duhet të plotësohen, për gjeneratën e X ( e dhjetë) e praktikantëve në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë;
 
5. Pas kundërshtimit të Meri Radevska nga Manastiri, ish-anëtare e Këshillit Gjyqësor të RMV-së, është marrë vendim me të cilin kundërshtimi i shprehur kundër vendimeve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut refuzohet si e palejueshëm, sepse e drejta për ankesa apo mbrojtje tjetër juridike kundër vendimeve të sjellura, si e drejtë e garantuar kushtetuese, ligjvënësi nuk e ka rregulluar as me Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, as me Ligjin për gjykata, dhe në rastin konkret të kundërshtimit kundër vendimeve të sjellura fare nuk është parashikuar;
 
6. Pas shqyrtimit të konkluzioneve që pezullojnë procedurat në lidhje me vendimin për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, deri në ditën e përfundimit të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, janë nxjerrë konkluzione që nuk i vënë në fuqi, por pas propozimit për shqyrtimin e përmbajtjes, përkatësisht ndryshimin e përmbajtjes së konkluzioneve të miratuara, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi konkluzionet e mëposhtme:
 
-Procedura për zgjedhjen e kryetarit të gjykatës/gjyqtarit pëkatësishtë:Publiki i shpalljesë,kryerja e intervistës dhe zgjedhja e kryetarit të gjykatës/gjyqtarit pas procedurave të përfunduara, nga dita e marrjes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale dhe  parlamentare deri në ditën e përfundimit të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare janë pezulluar, përveç rasteve urgjente.
 
-Procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë së kryetarit të gjykatës/gjyqtarit pezullohen pas vendimit të Këshillit Gjyqësor në lidhje me raportin e Komisionit të Raportuesve për gjendjen faktike të konstatuar, nga dita e marrjes së vendimit të ndërpresë ose të vazhdojë procedurën, nga dita e marrjes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare deri në ditën e përfundimit të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, përveç rasteve urgjente;
 
7.Në lidhje me shqyrtimin e çështjesë së mënyrës së veprimit të Këshillit pas miratimit të Vendimit të Kuvendit të RMV-së për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, dhe pas publikimit të shpalljesë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të RSM, u sollë përfundimin si më poshtë:
 
-Procedura për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të RMV-së nga radhët e gjyqtarve të Gjykatës Supreme të RMV-së dhe rajonit të apelit të Manastirit, pas publikimit të shpalljesë për anëtarë të Këshillit – Gazeta Zyrtare e RMV-së nr.28/24 nga 07.02.2024, nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare deri në ditën e përfundimit të zgjedhjeve, të vazhdojë;  
 
8.Formimi i Komisioneve Raportuese pas kërkesave të paraqitura për të përcaktuar përgjegjësinë e gjyqtarit/kryetarit të gjykatës dhe
 
9.Në lidhje me realizimin e testimit (testi psikologjik dhe testi për integritet), si dhe përgaditjen e ekspertizës nga testimi i kryer për nevojat e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e gjyqtarit/kryetarit të gjykatës, është arritur konkluzioni që të vazhdojë bashkëpunimi me Vista group DOOEL-Shkup dhe Institutin për hulumtime sociologjike dhe politike juridike - Shkup, deri në tejkalimin e problemit me zgjidhje të përhershme, për të cilën janë ndërmarrë veprime nga ana e Këshilli Gjyqësor i RMV-së.