Pjesëmarrja në Konferencën “Forcimi i përgjegjësisë gjyqësore, pavarësisë dhe besimit publik” [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Pjesëmarrja në Konferencën “Forcimi i përgjegjësisë gjyqësore, pavarësisë dhe besimit publik”

Известувања, Настани, Новости  |  27.11.2024

Pjesëmarrja në Konferencën “Forcimi i përgjegjësisë gjyqësore, pavarësisë dhe besimit publik”


 

Kryetarja Vesna Dameva dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut morën pjesë në Konferencën me temë "Forcimi i përgjegjësisë gjyqësore, pavarësia dhe besimi i publikut" që u mbajt më 19 dhe 20 nëntor 2024, organizuar nga Akademia për Gjykatës dhe prokuror Publik-“ Pavel Shatev”, në kuadër të bashkëpunimit me Institutin CELLI dhe projektit “Përkrahja e BE-së për sundimin e ligjit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

 

Qëllimi i konferencës ishte adresimi i sfidave ndaj aftësisë së gjyqësorit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të përmbushur standardet e BE-së dhe për të ndërtuar besimin e publikut duke u fokusuar në llogaridhënien përmes masave disiplinore, etikës, proceseve të verifikimit dhe sigurimit të pavarësisë së gjyqësorit.

 

Konferenca u hap me fjalën përshëndetëse nga drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorëve Publikë, Irina Trajkoska Strezoski dhe kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva, drejtori ekzekutiv i Institutit CELLI, Robert Strong, kryetarja e Gjykata Supreme, Besa Ademi dhe zëvendës shefi i misionit të Ambasadës së SHBA-së në Shkup, Nikoll Varnes.

 

Në fjalimin e sajë përshëndetëse Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, tha se “Tema e sotme nuk është aktuale, ka qenë aktuale vite më parë, dekada më parë. Parashtrohet pyetja deri kurë do të jetë i adekuat dhe a jemi të gatëshëm ta përmbyllim, të vendosim adakta ndaj ndikimeve, që cenojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe të kthejmë besimin e qytetarëve.

 

Fjalët përshëndetëse mund ta shihni në linkun e mëposhtëm: Përforcimi i përgjegjësisë gjyqësore, pavarësisë dhe besimit i publikut

 

 

Konferenca dyditore ishte ishte e mbushur me panel diskutime dhe biseda me një numër të madh folësish vendas dhe të huaj nga radhët e gjyqtarëve, prokurorëve publikë dhe përfaqësues të tjerë të sektorit të drejtësisë, ndër të cilët edhe mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Këshillit Gjyqësor, Hanif Zendeli.