Kumtesë nga seanca e 484-të e Këshillit Gjyqësor të RMV-së 18.04.2024
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Kumtesë nga seanca e 484-të e Këshillit Gjyqësor të RMV-së 18.04.2024
Kumtesë nga seanca e 484-të e Këshillit Gjyqësor të RMV-së 18.04.2024
Këshilli Gjyqësor i RMV-së në seancën e 484-të të mbajtur më datën 18.04.2024, ndryshoi dhe plotësoi rendin e ditës dhe miratoi:
1.Është shqyrtuar dhe miratuar Raporti vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 dhe e njejta do të ju dërgohet të gjitha gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. , për shqyrtim dhe miratim;
2.Është sjellë vendim për përcaktimin e numrit tregues të lëndëve që do ti mbaronë gjyqtari në muaj në Gjykatat Themelore, Gjykatat e Apelit, në Gjykatën Administrative, në Gjykatën e Lartë Administrative dhe në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Si bazë për përcaktimin e numrit tregues të lëndëve që duhet ti mbaronë gjyqtari në muaj, tregojnë raportet nga sistemi AKMIS për numrin e lëndëve të pazgjidhura me të cilat gjykatat e kanë filluar në vitin 2023, sa lëndë kanë pranuar, sa janë zgjidhur dhe se sa kanë mbetur të pazgjidhura në fund të vitit 2023, si dhe të dhënat për numrin e gjyqtarëve që kanë vepruar në vitin 2023, numrin aktual të gjyqtarëve në vitin 2024 dhe pensionet në vitin aktual dhe mendimet dhe propozimet e marra nga gjykatat në lidhje me numrin tregues të lëndëve;
3.Është sjellë vendim për ndërprerjen e funksionit gjyqësor për Ankica Dimitrovska, gjyqtare në Gjykatën Themelore Kriva Pallankë, për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie;
4.Është sjellë vendim për ndërprerjen e funksionit gjyqtar-porotë në Gjykatën Themelore Penale-Shkup për Svetllana Gjorgjivska, për shkakë të mbarimit të mandatit;
5.Ankesa e gjyqtarit nga Gjykata Themelore Civile-Shkup e dorëzuar kundër vendimit të kryetarit të Gjykatës Themelore Civile-Shkup për ricaktim nga një departament në tjetrin, kundërshtimi refuzohet si e pabazuar;
6.Pas njoftimit për vërtetimin e gjendjes faktike të kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës, pas një njoftimi Këshilli solli vendim për vazhdimin e procedurës, ndërsa pas diskutimit një njoftim është tërhequr për seancën e radhës;
7.Pas diskutimit në lidhje me Njoftimin e Urgjencës së Procedurës sipas Raportit të gjendjesë së konstatuar, pas kërkesës së paraqitur për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetari të gjykatës, u konstatua konstatuar se në rastin konkret nuk bëhet fjalë për çështje urgjente dhe punë kompetente dhe shqyrtimi dhe vendosjen pas Raportit do të jetë në seancën e cila do të mbahet pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare dhe
8.Është sjellë vendim me të cilën shfuqizohen përfundimet e Këshillit Gjyqësor të RMV-së në lidhje me obligimet për dorëzimin e autorizimeve nga ana e autorizuarit i cili e përfaqëson parashtruesin e parashtresës, gjegjësishtë në emër dhe llogari të të cilit është shprehur paknaqësi në parashtresë dhe autorizimi nuk duhet të skenohet dhe vendoset në follder në lidhje me pikën për shqyrtim në bazë të ankesave dhe parashtresave nga ana e qytetarëve dhe personave fizik për punën e gjyqtarve, kryetarve të gjykatave dhe gjykatave, e regjistruar me nr.02-2153/1 nga data 15.12.2022 dhe nr.02-717/1 nga data 30.03.2023 година.