KUMTESË
ActionsLajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
KUMTESË
KUMTESË
Në lidhje me pretendimet e publikuara të Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, se Këshilli Gjyqësor që 5 muaj e zvarrit dhe nuk merr masa për përcaktimin e përgjegjësisë dhe sanksionimin e U.D. së kryetares së Gjykatës Themelore në Kumanovë, Snezhana Manev, për konstatimin e kreqpërdorimit të AKMISIT, jemi të detyruar të paraqesim disa sqarime.
AKMISI është në kompetencat e Minsitrisë së Drejtësisë, e cila kryen kontrolle të regulltë dhe të jashtëzakonshme të gjykatave. Nëse konstatohen devijime dhe parregullsi të caktuara, ministria mund të përgatisë raporte për të nisur procedurën e duhur.
Nga ana e Këshillit Gjyqësor rikujtojn se Ministri i Drejtësisë me funksion është anëtarë i Këshillit Gjyqësor pa të drejtë vote, dhe për çdo seancë merrë ftesë në mënyrë të regullt dhe nëse dëshironë mund të marrë pjesë në diskutimin e çdo teme.
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk duan të angazhohen në asnjë konfrontim me ministrin, por tregojnë se bashkëpunimi duhet të jetë i drejtpërdrejtë, konstruktiv dhe në frymën e arritjes së qëllimit të përbashkët: një gjyqësor të pavarur, profesional dhe të përgjegjshëm, prandaj konsiderojnë se është e papërshtatshme të komunikosh përmes mediave.