SHPALLJE PUBLIKE PËR PUNËSIM -1/24 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

SHPALLJE PUBLIKE PËR PUNËSIM -1/24

Risi  |  29 Jan 2024
SHPALLJE PUBLIKE PËR PUNËSIM -1/24 për dy (2) persona në kohë të caktuar për vendin e punës 1.Mbajtës i higjienës- 2 (dy) realizues

REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT

GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP

Agj-04-17/24

 viti 26.01.2024

SHKUP

 

Në bazë të nenit 23 nga Ligji për Marëdhënie të Punës (Tekst i pastruar ” Gazeta zyrtare  e RM” nr.27/16, 120/18 dhe “Gazeta zyrtare e RMV” nr.110/19 dhe 267/20) në lidhje me nenin 3,nenin 18 parag. 1 alinea 2 dhe paragrafi 6 nga Ligji për Shërbim Gjyqësor(“Gazeta zyrtare e RM” nr. 43/14, 33/15, 98/15, 06/16, 198/18 dhe 248/18 dhe “Gazeta zyrtare e RMV” nr.235/22) si dhe nenin 5 dhe 55 nga Rregullorja për sistematizim të vendeve të punës në gjykatë

 

GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP

publikon

SHPALLJE PUBLIKE PËR PUNËSIM -1/24

për dy (2) persona në kohë të caktuar për vendin e punës

 

1.Mbajtës i higjienës- 2 (dy) realizues

Kushtet e veçanta

Kualifikimet personale: shkollim të mesëm ose tetëvjeçar

Përvoja e punës: me ose pa përvojë pune

Kohëzgjatja ditore e punës 8(tetë) orë nga ora 7:30 gjer më ora 15:30, pauza ditore nga ora 11:00 gjer më  ora 11:30, kohëzgjatja javore e punës 40 orë-nga e hëna në të premte, rroga themelore neto  22.059,00 denarë.

Kohëzgjatja e marëdhënies së punës:  e caktuar gjer më 31.12.2024.

 

Krahas kushteve të veçanta të përmendura , të parapara në  Rregulloren për sistematizim të vendeve të punës , kandidatët  duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e përgjithshme vijuese të përcaktuara me nenin  21 parag 1 nga Ligji për Shërbim Gjyqësor dhe atë : të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përdorë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase, të jetë i moshës madhore, të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës dhe me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor të mos i jetë shqiptuar dënimi ndalim për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Kandidatët janë të detyruar të parashtrojnë lutje për punësim dhe dëshmi për plotësimin e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punës në origjinal ose kopje të vërtetuar tek noteri.

Lutja, përkrah dëshmive, detyrimisht duhet të përmbajë: emër dhe mbiemër të kandidatit të mbështetur me dëshmi për identifikim personal, vendbanim, gjegjësisht  vendqëndrim të kandidatit, e-mail adresë dhe telefon për kontakt.

Afati për parashtrimin e lutjeve është pesë (5) ditë pune nga dita e publikimit të shpalljes.

            Lutjet e plotësuara dhe dëshmitë kandidatët janë të obliguar që ti dorëzojnë në Gjykatën Themelore Civile Shkup, në njësinë për pranim, çdo ditë pune ose nëpërmjet të postës në adresën që vijon: GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP bul. Goce Dellçev nr.4 , 1000 Shkup (me shenjën për Shpalljen publike  për punësim në kohë të caktuar -1/24).

Lutjet e ardhura jo në kohë, jo plotësisht të kompletuara ,të parregullta dhe të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në afatin e përcaktuar në nenin 23 paragrafi 2 nga Ligji për Marrëdhënie Pune.

 GJYKATA THEMELORE CIVILE SHKUP

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_