Shpallje Publike 2/2021 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Shpallje Publike 2/2021

Новости  |  15.12.2021

                      

                        

Në bazë të nenit 20, 21, 24 paragrafi 1, 25 dhe 26 nga Ligji për nëpunës gjyqësor (“Gazeta Zyrtare e RM”, nr. 43/14, nr. 33/15, nr. 98/15, nr. 6/16, nr. 198/18 dhe nr. 248/18), Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e shpalljes publike (“Gazeta Zyrtare e RM”, nr. 236/18 nga data 24.12.2018) dhe Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe pëlqimin e Ministrisë së Financave nr. 18-10220/2 nga data 03.12.2021.

 

GJYKATA E APELIT GOSTIVAR 

Shpall:

 

S H P A L L J E    P U B L I K E

Numër 2/2021

 

Për punësim me kohë të pacaktuar në vendin

e punës të përshkruar më poshtë

 

 

1. Bashkëpunëtor gjyqësor;

    Shifra e vendit të punës  SUD0101В03001, Kategoria V, niveli  V3;

    Numri i nevojshëm .............2 (dy).

 

            Kushtet e posaçme:

 

   -   Më së paku 300 kredi sipas EKTS ose të ketë të kryer nivelin VII/1, të fakultetit juridik dhe provim të kaluar të jurispodencës.

   -  Të ketë më së paku 1 (një) vit përvojë pune në lëmi.

            -  Paga neto: 25.700,00 denar.

 

2. Referent i ri – kryerës i punëve administrativo teknike;

    Shifra e vendit të punës SUD0101G04001, Kategoria G, niveli G4;

    Numri i nevojshëm  ............1 (një).

 

Kushtet e posaçme:

 

    Të ketë të kryer më së paku shkollë të lartë ose shkollë të mesme.

   -  Me ose pa përvojë pune.

              -  Paga neto: 16.020,00 denar.

 

Për të gjitha vendet e punësOrari i punës:

 

Ditët e punës: e hënë – e premte;

Orët e punës 40;

Orari i punës nga ora 7.30 deri ora 15.30.

 

Përveç dëshmive të përmbushjes së kushteve të posaçme të parapara me Rregulloren për organizim dhe sistematizim të vendeve të punës në Gjykatën e Apelit kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e përgjithshme për punësim në administratën gjyqësore të parapara me nenin 21 paragrafi 1 nga Ligji për nëpunës gjyqësor (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 43/14) dhe atë:

 

të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

të përdorë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase;

të jetë i moshës madhore;

të ketë gjendje të mirë shëndetësore dhe aftësi për vendin e punës dhe

- të mos i jetë shqiptuar aktgjykim i plotfuqishëm për ndalesë të kryerjes së profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

 

Kandidatët përkrah kushteve të lartpërmendura, është e nevojshme të përmbushin edhe kushtet specifike kompetente: 

 

- Njohje aktive e njërës nga tre gjuhët më të përdorura në Bashkimin Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht), 

- Njohje aktive e programeve kompjuterike për punë në zyrë dhe kompetenca të tjera specifike të vërtetuara me aktin e sistematizimit të vendeve të punës për vendin e duhur të punës në përputhje me nenin 2 nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për nëpunës gjyqësor (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 198/2018).

 

Sipas kësaj shpallje kandidatët janë të detyruar që fletëparaqitjen ta mbushin plotësisht, në mënyrë precize dhe me të dhëna të sakta, te e cila do të bashkangjesin dëshmitë e vërtetuara me nenin 26 paragrafi 1 dhe 2 nga Ligji për nëpunës gjyqësor:

 

- vërtetim për shtetësi;

- vërtetim/diplomë për kryerjen e nivelit të arsimimit;

- dëshmi për përvojë pune në lëmi;

- vërtetim mjekësor për gjendje të përgjithshme shëndetësore të rregullt për vendin e punës;

- vërtetim se nuk i është përcaktuar me aktgjykim të plotfuqishëm për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;

- Diplomë, certifikatë ose vërtetim si dëshmi të njohjes së punës me kompjuter për punë në zyrë;

         - Diplomë, certifikatë  ose vërtetim si dëshmi të njohjes së njërës nga gjuhët më shpesh të përdorura në Bashkimin Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht);

 

Bashkë me fletëparaqitjen në pajtim me nenin 26 paragrafi 3 nga Ligji për Nëpunës Gjyqësor, kandidatët mund të bashkëngjesin edhe:

-   certifikatë  nga historia e punësimeve, nëse kandidati ka qenë më parë i punësuar, e dhënë nga Agjencia për punësim;                                                                                           

  -    rekomandime nga punët e mëparshme, që përmbajnë të dhëna për kontakt nga personi që e rekomandon,                                                                                                                                        

  -    nëse posedon vërtetime të trajnimeve, certifikatave profesionale nga kualifikime profesionale dhe specializime, punë shkencore ose publikime;                                                    

   -    vërtetim për praktikë vullnetare, e dhënë nga regjistri i vullnetarëve nga Ministria e punës dhe politikës sociale, ndërsa e nënshkruar nga personi udhëheqës i institucionit,                                                                                                                                                                        

  -    deklarata ose dokumente të tjera në interes të vendit të punës;

 

Kandidatët fletëparaqitjen për punësim për nëpunës gjyqësor dhe bazën e pyetjeve dhe literaturën profesionale e kanë në qasje në web faqen zyrtare të Gjykatës së Apelit Gostivar. 

 

Fletëparaqitjet e pambushura plotësisht, të parregullta dhe të cilat nuk janë dorëzuar në afat të duhur nuk do të shqyrtohen.

 

 

 

Vërejtje: Kandidati i cili do të plotësojë të dhëna të rrejshme në fletëparaqitje do të diskualifikohet nga procedura e mëtejshme.

 

Vërejtje: Koha dhe data e mbajtjes së seleksionimit administrativ, provimin dhe intervistën do të publikohen në faqen e internetit në Gjykatën e Apelit Gostivar. 

 

Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit të shpalljes publike në gazetat ditore.

 

Fletëparaqitjen për punësim me dokumentet e bashkangjitura të noterizuara apo origjinale për përmbushjen e kushteve, dërgohen me prezencë fizike përmes sektorit pranues të Gjykatë së Apelit Gostivar ose nëpërmjet postës në adresën e poshtëshënuar: 

 

GJYKATA E APELIT GOSTIVAR,

 

Me mbishkrim: PËR SHPALLJEN PUBLIKE 2/2021,

Rr.Zhivko Brajkovski, numër 1.

1230 Gostivar,

 

 

            Procedura e seleksionimit dhe punësimit do të zbatohet në përputhje me Rregulloren dhe formën e shpalljes publike, formën, përmbajtjen dhe mënyrën e dorëzimit të fletëparaqitjes, në zbatimin e seleksionimit administrativ, në provime, kontrollin e besueshmërisë dhe provave në intervistë, si dhe mënyrën e vlerësimit të tyre dhe numrin maksimal të pikëve nga procedura e seleksionimit në varshmëri nga kategoritë e vendeve të punës si dhe pyetje të tjera në lidhje me procedurën për punësim të nëpunësve gjyqësor i gjeni te (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 236/18 nga data 24.12.2018)

 

 

Kërkesë për punësim të nëpunësve gjyqësor

Rezultatet nga rangimi i Univerziteteve në RMV

Pyetjet

 

GJYKATA E APELIT

                                                                                                                                                        GOSTIVAR

   


Пребарување одлуки

Суд
Број на предмет
Датум
_